Nga Prënda Sejdija (Nga promovimi i sotem në Hotel Grand Europa Shkoder.)
Shpirtërat e mëdhenj hapen si ylberet mbi horizonte jo për kënaqësi të vetvetes por, për ta ndriçuar universin.
Kur dëgjon të flitet për Rugovën seç ndjen jehonën plot madhështi të epokave të lëna pas, ama sedra e shëndetshme i përkëdhel ndër shtigjet e historive të lavdishme të burrave të mëdhenj që krijuan epokë dhe lanë emër si trashëgimi Rugovës dhe rugovasve për luftërat që zhvilluan e fitoret që korrën duke mos kursyer as jetën, pasi luftën për mbrojtjen e trojeve të veta e quanin bekim.
Në këtë monografi historike e cila vjen si ribotim, autori vjen me një mori ngjarjesh, rrëfenjash e fjalimesh të bazuara në burime si televizione, gazeta, intervista etj.
Për të cilat përgjegjësia ka qënë primare për të, ashtu siç bëjnë njerezit e denjë me shpirtin e kulluar.
Autori e sjell në ribotim per zonën zëmadhe të burrave e trimave, Rugovën kreshnike.
Impakti i parë që bie mbi autorin është se Fazli Muriqi është një shkrimtarë i kujdes’shëm, që ka punuar me përkushtim duke shfrytëzuar çdo shteg komunikimi mbi gjetjen e dokumenteve duke bazuar saktësisht ngjarjet dhe emrat e patriotëve Rugovas që bënë histori.
Filozofia që përdorë autori në këtë libër në proporcion me diskursin personal dhe aspektin historik e simbolik na shoqëron me tema e nën- tema plot patriotizëm më në qëndër atdhe- dashurinë, me virtytet më të larta të shqiptarit, të trashëguara tek bijt e Rugovës legjendare e kudo që flitet shqip.
Historitë e ngjarjeve pasurohen me vërtetësinë e datave apo vend ngjarjeve.
Ajo ç’ka krijuar autori qëndron e fortë mbi themelet e traditës e gjithë ai revolucion që buron nga shpirti duke e përçuar mbi krahë të Atdheut.
Dallon flakën e botës që rrethon lëmshin e zjarrtë tek rrotullohet cep më cep Atdheut e Ballkanit vogël.
Në thellësi të nën tokës së shpirtit melhem ju vë plagëve të marra prej kohës.
Një pikë kulmore shënon viti 1919 pë Rugovë e rugovas.
Mjaft i kobshëm për hirë të zhvillimeve të ngjarjeve të mëdha e të vështira, fenomen ky që Rugovën la plot 3 vite pa banorë, por
ndjenja për Atdhe e Komb kishte mundur çdo dyzim.
Sali Rama me shumë luftëtarë zunë tunelin e parë në qafën e Rugovës në mënyrë që forcat mos të deportonin.
Grupin e Qëndresës në Qafë të Peklenës e udhëhiqnin Mehmet Shabi Bajraktari Nga Shtuqepi i Vogël e Bekë Hyseni i Bollpaçit.
Qëndresa zgjati derisa mbaroi municioni por ndikim pati dhe mungesa e ushqimit.
Egërsia në raport me shqiptarët ishte e tejskajshme.
Ndaj pena e autorit vjell vrerë mbi letrën e bardhë, dhe s’ka se si të jetë ndryshe.
Nuk ka gjë më të shenjtë thotë autori se të luftosh për vendin tënd e të drejtat e tua.
Ndaj luftën kurrë se pushuan.
Ajo vazhdon ende, vazhdon edhe sot.
Pra autori afirmon ato vlera e virtyte të larta, fisnike e nacionale dhe deri në fund duke qënë i vërtetë.
Në historinë e kësaj monografie të ngjall kureshtje nga kapitulli në kapitull për hir të përmbajtjes por dhe saktësisë së ngajrjeve duke e krijuar teritorin e nevojshëm infrastrukturorë përt’i dhënë vendin e merituar personazheve në monografi, por dhe kapacitetin mendorë.
Ky krijim i mirfilltë rindërton realitetin në formë e strukturë duke e prezantuar në sistemin monografiko- historiko-letrarë artsitike, në të cilën ingranohet e gjithë lënda.
Duke u dedikuar ekspozimit të botës brendshme dhe ndërtimit të rrëfimit.
Bijt e shqipes u rritën të ushqyer me qumështin e zanave e syri nuk u binte qerpik.
Dhe shpirti ju pjalmonte veçse për tokën stërgjyshore, ndaj kockën e fundit do e shkrinin për vendin e të parëve këtu në zemër të Ballkanit vogël.
Duke kronologjizuar ngjarjet e ndjeshmërinë atdhetare të rugovasve realiteti pasqyrohet në dy korniza, po e njëjta kohë.
Shtypja dhe skllavërimi nga pushtues serbë e malazezë dhe qëndresa e shqiptarëve të Rugovës, Pejës dhe Kosovës, sipas dimensioneve të vrojtuara të veprimeve të paralelizuar gjenden të formësuara brenda monografisë.
Ndaj është konkretizuar në personazhe të shumtë me ndërthurje reale historike.
Çdo mendim i ndërthurur në këtë mënyrë i jep të drejtë studiuesit të këtij libri të inkuadrohet me parimin letraro- historiko- kritik.
Fazli Muriqi këtë monografi e sjell në simbiozë me elegancën e stilit përmes kthjellësisë mendimit e shqyrtohet optika krejt origjinale e komunikimit me lexuesin e gjërë.
Ëndërra dhe vizioni i lirisë është fryma e idealit, ndaj autori përfaqëson mundësinë e monografisë si një cak historiko- letrarë i përsour.
Sak Faslia nga Gurishtë e Koshutanit u lind në kohëra të vështira, asokohe pushtetmbajtësit ia dogjën shtëpinë, ndonëse në kushte të papërshtatshme ai u rrit e kalit si të parët e tij e qëndroi i pathyeshëm gjer në vdekje.
E kaluara e lavdishme e familjes së Kurtdedajve sëbashku me ngjarje të tjera në Rugovë e rrjedhat gjithë kombëtare lanë mbresa e fisnikëruan shpirtin e Sakut ri, i cili më vonë do bëhej njëri nga luftëtarët më të shquar Rugovas.
Kujtesa e ruajtur, motivi i këngëve kreshnike, tingulli i Lahutës, jehona e luftërave shqiptare për pavarësi që s’pushuan asnjëherë rrëfimet për Sali Jahën, Çelë Shabanin, Oso Kukën, Zhujë Selmanin, Rexhë Avdinë e Demë Isufin, për heriozmat e Kajë Gales e Balë Alisë, mençurinë e Haxhi Zekës ishin fjalët e para të abetares së Sak Faslisë e bashkëluftëtarëve të tij.
Ato ngjarje bënë Sak Faslinë të orjentohej drejt e të kuptonte se çështja e mbrojtjes së Atdheut është çështje e shenjtë për njeriun e ndershëm, të mendojnë si burrë, të kuptojnë peshën e fjalës dhe arsyeja t’ja udhëheqë mendjen dhe veprimin e të jetë i lidhur ngushtë me fatet e Atdheut.
Autori i nxjerr në pah tiparet thelbësore të atij njeriu vital ku fisnikërisht përcillen përmes faqeve të këtij libri ku dalton madhështia e atyre kreshnikëve të papërsëritshëm.
Kjo përsiatje vjen si melhem pas plagëve dhe vrragëve që la pas harbutëria serbo- malazeze që përkonte me ndarjen e grurit nga egjra e secili ta gjente destinacionin e merituar.
Me penën e Tij, autori sjell figurën dinamike të heroit ku përshkruan idealin e mprehtë të Sakut, personazhin luftarak plot optimizëm dhe tregon se ai mendonte se bota do ishte e tillë.
Në kontekstin kohorë të zhvillimit e kronologjisë së ngjarjeve Saku merrte role përcaktuese duke eksploruar në kuadrin e zhvillimit ngjarjeve me synime specifike në marrjen e përgjegjësive.
Ama monografia, është shkruar me mjeshtri artistike të mbushur metaforë, me mesazhe të mrekullueshme e vlerësim figure të historisë Rugovës por dhe Kosovës Legjendare.
Autori e sjell të gjallë Sak Faslinë në epikën tonë popullore historike këtë figurë që luftoi trimërisht deri në momente të fundit të jetës, duke rënë heroikisht në fushë- betejë për mbrojtjen e kufirit.
● Sak Faslia e foli i fjalë
Mjerë u i mjeri që s’lash djalë
Me pa lan i djalë si get mue
Kurr hudutin se kisha lshue
Po t’ish kanë Saku gjallë
Smilovica kurr s’ish marrë
● Autorë të shumtë kanë shkruar vargje e kënduar në tel të Lahutës për trimin Sak Faslia.
Ndaj vargjet intonohen e vijnë si zë i nëndheshëm,nga atje ku shpirti i Sakut nuk gjen dot qetësi, por dhe mesazh për rugovasit e krejt Kosovën se toka shqiptare është mbi çdo gjë tjetër.
Kështu që Rugova si pjesë etnografike shqiptare ka qënë gjithnjë teritor i lakmuar nga malazezët për ta vënë nën kthetrat e tyre.
Autori arrin që përmes kësaj monografie të fusë në labirintet historike disa shekullore e me figura të panumërta dhe i portretizon aq saktësisht e ia del kaq bukur të marrë e rimarrë vëmëndjen e lexuesit ku përcillet dhe konfuzioni i madh, dhe është në sintoni me hapësirën e të menduarit dhe rrëfimit.
E si askush tjetër ka gdhendur profilet e patriotëve rugovas e në rastin konkret luftëtarit patriotit e dëshmorit Sak Faslisë që jetën i dha në mbrojtje të kufirit, ky flakadan i lirisë.
Rugovasit si popull trim e atdhetarë që nuk duronin dot nënshtrimin u përballën me vështirësi të panumërta.
U përball me valën e dhunës për ndërrimin e fesë dhe izolimin e luftëtarëve, rrethimin dhe arrestimin e 24 burrave.
Luftërat me serbo- malazez dhe masakrat e pafundme disa shekullore.
Rugova në Luftën e Dytë Botërore dhe mbrojtja e kufinjve të Shqipërisë etnike etj.
Akoma më atraktiv e bëjnë monografinë intervistat e mbledhura me fjalime për zonën e Rugovës e dëshmorët e saj të shumtë ndër epoka të ndryshme ku dëshmohet se kjo krahinë është vater krenarie e lavdie që buron nga gjaku i derdhur për liri.
Një tjetër figurë që përndriti Rugovën e lartësoi Kosovën në aspiratat e saj në kohë të reja qe presidenti i Kosovës që mban mbiemrin zëmadh qe Ibrahim Rugova, i cili ndikoi në marrjen e eshtrave dhe rivarrosjen nën përkujdesjen e presidencës së Kosovës, pra Të bajraktarëve Sali Jahës e Sak Faslisë, Bajram Sharit e Selman Jasharit në Koshutanin legjendarë tek Molika e Sakut.
Për të mbetur përjetësisht në historinë e re të Kosovës e botës shqiptare, si trima të mëdhenj në mbrojtje të popullit e tokës Kosovës.
Këto qindra histori të studjuara dhe të botuara në këtë monografi historike që kërkojnë jo vetëm mirënjohjen e brezave të sotëm, por autori iu bën nder dhe gjeneratave të reja për histori që i rrëfen krejt mjeshtërisht, gjithashtu pasuron arkivat si një testament krahinorë për brezat e së nesermes.
Kjo monografi nderon autorin dhe Historinë e Letersisë Shqiptare.
I falemi kujtimit të tyre të përjetshëm.
Lavdi heronjëve të pavdekshëm që heroikisht derdhën gjakun për Rugovën, Kosovën e bashkimin e trojeve.
Suksese të reja autorit.
Prenda Sejdia
Lezhë Nëntor 2021