Vetëm dy fakte janë që nuk mund të kundërshtohen , përsa i takon vldersimit të pikës turistike Razëm, si me elitarët e turizmit Shqiptar.Dikur këtu e një shekull më parë zotnit e Shkodrës , kanë dalur dhe blere tokë në Razëm, natyrisht jo për të mbjell patate, por duke ndertuar vila të kohës për verim.Kjo ishte e para. E dyta është që edhe në sistemin komunist Razma qe kthyer në një shtepi pushimi për puntorët, dhe për më tepër edhe një pikë fantastike për stërvitjen e të gjitha ekipeve të klubit shumësportësh Vllaznia, por edhe të ekipeve të tjera të futbollit të qyteteve tona.Mjasftojnë besjmë këto për të treguar se Razma ishte.. ndersa sot , përjashto faktin që Bashkia në fillim të sezonit për të treguar se e ka në qëndër të vëmëndjes e bën hapjes eturizmit në RFazem vetem me disa punojs administrate dhe disa këngëtar.
Ndërkaq asnjë vëmëndje ndaj Razmes nuk është treguar gjithë këto vite, Ujë i pishem mungon… Ky pus dhe të tjerë janë relike e së kaluarës, ku zotnit e shkodrës kanë pas investuar krahas shtepive të tyre. Nderkaq ne sitemin komunist juje i Rrabes se Bogës është ngjitur këtu në Razëm. Ndërsa sot ..
Edhe pse është deklaruar se M.Madhe ka ujë 24 orë, Razmën e kanë hequr prej hartës.Patën ndertuar edhe pedonale, mbase për të treguar se investojnë për turizmin, dhe ja gjëndja e kësaj pedonalje! Po pse o njerz e keni prishur ketë mjedise , ku dora e zotit këtu ka bërë mrrekullin, apo për “hatër” të tëndërave ?!