Kryetarja e LSI Kryemadhi dhe deputeti Çela në mbështetje të banorëve në zonat e përmbytura në Shkodër

0

Kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi e shoqeruar nga zevendeskryetari Luan Rama dhe deputeti Agron Çela vizituan sot banoret e zones se Nenshkodres te cilet prej disa ditësh ndodhen nën ujë. Ata u njohen nga afer me shqetesimet e familjareve te cileve i’u jane demtuar banesat dhe shkaterruar tokat e ekonomia.

Gjatë takimit, kryetarja e LSI-së tha se ndodhej në Shkodër për tu solidarizuar me ta. Ajo vuri theksin te rëndësia e zgjidhjes përfundimtare për të evituar përmbytjen e tokave të banorëve. Kryetarja e LSI-së tha se nuk ndodhej në Shkodër për politikë, ajo vlerësoi qytetarinë dhe përballimin me dinjitet që shkodranët po I bëjnë kësaj situate të vështirë, teksa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me banorët e dëmtuar.

Ne keto dite te veshtira, familjaret e permbytur falenderuan deputetin Agron Çela dhe degen e LSI-se ne Shkoder qe u ka qendruar prane duke i ndihmuar. Fale kontributit te anetareve dhe drejtuesve te LSI-se, banoreve me te demtuar nga permbytjet i’u dhuruan 150 thase koncentrat per gjene e gjalle si dhe 50 pako me ndihma ushqimore . /LSI-SHKODËR

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.