Nga: MUSA KURTULAJ
Gabim anulimi , nuk e kane pleqëruar mire ata qe e këshilluan Hotin te kthehej, se pikërisht pengimin e takimit te 27 qershorit ne Uashington kërkonte edhe njoftimi i Prokurorit Special ne Hage me publikimin akuzues ndaj Presidentit te Kosovës, Hashim Thaçi –
Një dite pas njoftimit te Prokurorit Special pranë Gjykatës Speciale për Kosovën ne Hage, se kishte përgatitur akuzat për krime luftës ndaj Presidentit te Kosovës,Hashim Thaçi, dhe Ish-Kryetarit te Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroj nga Brukseli se anulonte takimin qe ishte thirrur ne SHBA me 27 qershor, për bisedime te nivelit me te larte mes Kosovës dhe Serbisë ! Pa me te voglin dyshim, veprimi i Prokurorit Special ne ketë moment është me prapavije politike, gjë qe e kupton edhe me naivi i kësaj bote ! E kjo gjithashtu ne bën te besojmë, na bën te besojmë pa as me te voglin hezitim, se ky veprim synonte pengimin e zhvillimit te takimit Kosove – Serbi, te thirrur nga administrata e larte Amerikane me 27 qershor, ku do te ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ! Dhe, siç tashme dihet, Thaçi vetëm pak minuta pas publikimit te Prokurorit Special, u kthye nga udhëtimi për ne SHBA ! E kuptueshme kjo për z.Thaçi, ndërkohë qe kjo nuk nënkuptonte qe te kthehej nga ky udhëtim edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ! Ai deklaroj sot (dt.25 qershor) nga Brukseli se kishte vendosur qe ta anulonte shkuarjen ne SHBA, nisur nga situata e krijuar pas veprimit te Prokurorit Special ndaj Presidentit te Kosovës ! Vërtetë është krijuar një situate e re, e papritur ne skenën e larte politike te Kosovës, si dhe ne raportet e përfaqësimit te Kosovës me delegacionet zyrtare te saj ne bisedimet qe thërrasin SHBA apo BE për marrëveshjen me Serbinë !Por kjo nuk do te thotë qe edhe ne ketë situate te humbet kohe dhe te mos veprohet me urtësi e largpamësi nga përfaqësuesit zyrtar te Kosovës ! Pare ne ketë këndvështrim, do te ja vlente qe delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri, Avdullah Hoti, te vazhdonte udhëtimin për ne SHBA dha te përfaqësonte me dinjitet Kosovën ne takimin e 27 Qershorit, përballë delegacionit te Serbisë ! Kjo besoj se do te mirëpritej nga administrata e larte amerikane si sponsorizuesja e vetme politike e këtij takimi, por edhe nga opinioni politik ndërkombëtar qe dëshiron zhvillime konstruktive ne Ballkan. Tek e fundit, Kryeministrit te Kosovës, ja jep te drejtën Kushtetuta e Kosovës, qe ta perfqesoje vendin ne takimet me te larta ndërkombëtare kur behet fjale për interesat e Kosovës ! Vërtete Avdullah Hoti nuk vjen nga radhët i ish-liderëve te UÇK-se,por kjo nuk do te thotë aspak se ai nuk do te ishte ne gjendje te fliste e mbronte interesat e Kosovës me 27 qershor ne Uashington ! Profili i tij i intelektual dhe politik, na bën te mendojmë se Avdullah Hoti, dinjitetshem do ta perfaqesonte Kosovën ne takimin e Uashingtonit përballë Presidentit te Serbisë ! Prandaj dhe mendojmë se nuk është pleqëruar mire kthimi i Kryeministrit te Kosovës Avdullah Hotit nga udhëtimi për ne SHBA! Ky ky kthim beri qe, përfundimisht, takimi i thirrur ne SHBA me 27 qershor, te anulohej ! Ne një mënyrë apo tjetër, ketë synoj edhe njoftimi i Prokurorit Special ne Hage një dite me pare, me njoftimin akuzues ndaj Thaçit : pengimin e takimit Kosove – Serbi me 27 qershor ne Uashington!