Kryebashkiaku i Kukësit : Nuk e takoj Ramën pa u liruar të arrestuarit!

0

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu deklaroi në një konferencë për shtyp të dielën se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama nëse më parë nuk lirohen qytetarët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”.

“Sot jam në krah të qytetarëve të Kukësit, pa dallime politike. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë të arrestuarit dhe të ulet e të dëgjojë qytetarët e Kukësit. Unë nuk shkoj në takim me Ramën nëse nuk lirohen ata që janë arrestuar”, tha Shehu.

“Kur populli cënohet ekonomikisht, unë jam gjithmonë me qytetarët”, shtoi kreu i Bashkisë së Kukësit./TCH/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.