Krenari/ Gazetari Bepin Kolvata:Gjimnazi “28 Nëntori” është pjesë e krenarisë së çdo shkodrani

0

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostum             Gjimnazi “28 Nëntori” është pjesë e krenarisë së çdo shkodrani. Një institucion arsimor që ndër breza ka dëshmuar vlera, ka formuar të rinj që më pas kanë dhënë kontributin e tyre në shumë sfera të jetës. Sot ndërsa presidenca shqiptare i akordoi titullin e lartë “Nderi i Kombit”, për mua si ish nxënës i këtij gjimnazi, padiskutim ishte emocion, ndërsa përjetova këtë moment dhe pata kënaqësinë t’ja shtoj raportimeve të mia mediatike. Është fryt i punës së shumë brezave që kanë krijuar këtë kurorë të bukur në fushën e arsimit, për këtë gjimnaz elitar. Uroj të mbetet i tillë gjithmonë, më i miri mes më të mirëve, pasi i vyen Shkodrës dhe Shqipërisë!Mund të jetë një imazh i 7 persona, monument dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.