Krahasim dhe Nostalgji/Nenë Lokja dhe Shoferja e Malit !

0
Nga Musa Kurtulaj  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
(Teksti i një kengë të 50 viteve më parë )
Ndersa po rrëmoja në “arkiven” e shtëpisë, gjeta tekstin e një kengë të 50 viteve më parë ! E kisha harruar me vakt se mund ta kem në “dosje”! E pati kënduar në atë kohë në Radio Shkodra i ndjeri Mëhill Çuni, nder kengëtarët më të njohur të Shqipërisë Veriore ! Bëri shumë jehonë ajo kengë në atë kohë, aq sa nga Mirdita pati zëra se kjo kengë ishte krijuar në Mirditë por i mbeti Shkodres se e kishin inçizuar më parë në Radio Shkodra ! Nejse, kjo ka pak rendësi përball faktit që ishte një kengë e shkruar bukur, dhe e kënduar bukur nga Mëhilli ! Më poshtë po e rëndis atë tekst në dialektin lokal, duke mos përfshirë dy strofat e para dhe të fundit !
…….
Del nënë lokja në derë të kullës!/
Sheh një Gaz tuj kalu udhës!/
Ferkon sytë mos sheh noj hije!/
Mbi timon një çikë malësie !
Çikë e mirë që shnritë kabinen!/
Ulë shpejtësinë dhe mban makinen!/
E nënë lokes po i ban za!/
Ujë me pi n’këto bjeshkë ku ka?!/
70 vjeç i musha n’këto male!/
Kam pa pushkë e kam pa batare!/
Kam pa shkam e lule vere!/
Por s’kam pa noi herë shofere!/
Udhë të mbarë shoferja e malit!/
Diellin paç në sytë e ballit !
…….
Koment: lexoni me vëmendje këto vargje se çfarë përmbajtje kanë, dhe sa me mjeshtri artistike janë shkruar ! Poetët per tekste të tilla thonë “rrëshqet bukur fjala!”. Po të doni krahasoni me jo pak tekste të sotme, edhe të kengëve popullore pse jo, dhe do të lexoni gjithfarë shkarravinash që të bëjnë të ndihesh me turp sa antikulturore e antiartistike janë ! E pra, teksti i këngës që kujtuam më lart, “Nënë Lokja dhe Shoferja e Malit “, eshtë shkruar dhe kënduar 50 vite më parë !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.