Është vlersuar si një ndër takimet më të dobishme, dhe mbresëlënëse e organizuar nga mësuesja bardha Gjonbalaj së bashku me nxënësit e klasës së 10-të të Gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik, me poetin Shkodran Elhaid Cufi. Ky takim ka ngjallur mjaftë interesë për nëxënsit , ndaj dhe pyetjet ishin të shumta, po kështu dhe përgjigjet.Ndonse në një mjedisë të përmasave të vogla , siç është mjedisi i biblotekës së qytetit të Koplikut, aktiviteti i organizuar nga mësuesja e Gjimnazit” Sherif Hoxha”Bardha Gonbalaj, ka qënë realisht i përmasave të mëdha. Një gjetje mjadft origjinale dhe e dobishme ka qëne pikrisht ftesa për të që në i pranishëm në këtë takim letrarë më nxënesit eklases së 10-të i poetit te dashur dhe të shumëlexur veça narisht nga brëzi i ri Elhaid Cufi. Ndaj ky aktivitet i gershetuar më së miri me pyetje nga nxënësit dhe pergjigje nga poeti Elhaid Cufi i kanë dhënë ,këtij aktiviteti kolorin e duhur. Po kështu dhe interpertimi i poezive të autorit nga nxënësit ka rritur gjithënjë e më shumë përformancën e këtij aktiviteti. Ipranishëm në këtë aktivitet letrarë ka qënë edhe nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj i cili në fjalën e tij ka vlersuar se takime të tilla ja në sa mbresëlënëse , aq edhe me vlerë , sepse rrisin maksimalisht interesin disi në rënië të të rinjve për librin. Në fund mësuesja Bardha Gjonbalaj e ka falenderuar poetin për praninë e tij me nxënësit e Gjimnazit “Sherif Hoxha të Qytetit të Koplikut. Nderkaq në një prononcim për tv Kopliku dherevistën “Fjala” Elhaid Cufi ka treguar jo vetëm rreth krijimtarisë së tij , por edhe rreth përvojës në Big Brother.
Takim mjaft mbresëlënës