Ashtu siç e ka në shpirtin e saj , të ndezur si flakadan idealin për demokraci Rinia e koalicionit Bashkë Fitojmë në M.Madhe i ka ndezur sot fuqishëm motorrat electoral . Në këtë takim më të rinjt e këtij koalicioni ishin prezënt Kandidati për Kryetar Bashkie në M.Madhe z, Isa Ramaj, Deputeti Ramadan Likaj tre kryetarët e këtij Bashkimi Anton Kokaj Pd , Gjovalin Veshtaj Rithemelimit, Fatmir Shpellzaj Partia e Lirisë.
Fillimisht kanë qënë të rinjët ata që kanë dhënë besen dhe besimin Kandidatit Isa Ramaj për një rrugëtim së Bashku drejtë fitores me datën 14 Maj.Ndersa Deputeti Ramadan Likaj, si gjithënjë me karizmën e tij elektorale ka ftuar , dhe njeherazi i ka falënderuar të gjithë për këtë mbështetje kaq fantastike për kandidatin Isa Ramaj.
Ata , pra Pala tjetër do mundën sepse përballë jush ekplisohen ka thenë deputeti Likaj.
Ne jemi të sigurt për fitorën tonë është shprehur Isa Ramaj kandidati për kryetar Bashkie, e shikoj fitoren në syt tuaj të qeshur , në shpirtin tuaj të mobilizuar, në bahkimin tonë, ndaj ata që vijnë nga Tirana për të mbushur çantatat , tanimë kanë ditët e numëruara…