Pedonalja e Koplikut në vend të ishte një projekt në ndihmë të qytetarëve prej kohësh tashmë është kthyer në një makth për ta. Projekti për të cilin u shpërdoruan miliona euro asnjëherë nuk na u tha ku shkuan ato para dhe pse projekti nuk përfundoi kurrë. Askush nuk merr përgjegjësi për punimet e kryera me kosto shumë të lartë por me cilësi shumë të ulët. Projekti i tanishëm nuk është funksional. Përveç dëmtimeve të shumta përgjatë aksit rrugor mungojnë zonat e blerta por edhe parkingjet aq shumë të rëndësishme për banorët e zonës dhe për bizneset.

Në takimet e mia me bizneset që operojne në Koplik dëgjoj vetëm ankesa. Ata më tregojnë se si xhiroja e tyre ka rënë që në momentin kur projekti i famshem u aplikua. Me pak kërkim shohim se qendra ka mbetur një zonë betoni dhe hekurishtesh që nuk shërben për askënd. Ndaj pas një konsultimi me ekipin tonë të punës dhe me grupe të ndryshme të interesit kemi vendosur që në programin tonë të qeverisjes vendore, që në momentin e parë që do të marrim çelësat e bashkisë është vendosur:

Rikthimi i pedonales në shërbim të qytetarëve bazuar në këto dy pika:
– Ristrukturimi i pedonales së Koplikut, krijimi i parkingjeve përgjatë aksit të pedonales.
– Krijimi i hapësirave të blerta për fëmijë dhe moshën e tretë.
Të dashur malësorë me 14 Maj kërkojmë besimin tuaj në mënyrë që në Malësi të Madhe të rikthejmë punën me dinjitet dhe llogaridhënie! Ky është momenti i duhur për të ndryshuar atë që sështë bërë por edhe atë që është bërë gabim!
Votoni programin tonë, votoni nr.1 z.Isa Ramaj!
Bashkë fitojmë biznesin, bashkë fitojmë Malësinë!
