“KONGRESI I MANASTIRIT (14-22 Nëntor 1908), UNIFIKOI ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE DHE “ASFALTOI” RRUGËT E KOMUNIKIMIT TË SHQIPTARËVE ME EUROPËN PERENDIMORE.

0
(Ripublikim me rastin e 115 vjetorit)
NGA NDUE BACAJ Ndue Bacaj | EuroEmigrant
Kongresi i Manastirit (14-22 nëtor 1908), është një ndër ngjarjet më të rendesishme në historinë e rilindjes të kombit tonë pas kater shekujsh e gjysem erresire otomane , erresirë që gati na kishte fshirë nga harta e Europes së ciles i perkisnim që në agimin e jetes mbi keto troje. Historia e të parëve tanë ishte “shkruar” jo vetem me pushkë, por edhe me pendë. Ndaj pa gjuhen tonë të shkruar do të ishim memec e ndoshta pa identitet. Gjuha jonë (e shkruar) na bënë krenar me Historinë tonë qindra e mijëra vjeçare , ku ngjarjet , datat , heronjet, martiret e deri edhe shenjetoret janë të shumtë në themelet e ketyre trojeve Europerendimore, ku me këtë “rast” po kujtoj vetem simbolin me sinjifikativ të kesaje krenarie e lavdie , Heroin tonë Kombetarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, që luftoi e mbrojti jo vetem Arberinë e shekullit XV ,por edhe Europen e qytetrimin e saj.. Historia e shkrimit shqip është shumë e hershme sa vetë jeta mbi keto troje ,por mjerisht stuhitë e shterngatat ,që goditen trevat tona ndër shekuj kanë “arritur të fshijnë“ apo mjegullojnë jo pak nga kjo faqe e lavdishme e të pareve tanë…është pikrisht kjo arësyeja që ne i referohemi shkrimit shqip mjaft vone, duke e filluar me formulen shqip të pagzimit të vitit 1462 të Pal Egjellit nga Drishti i Shkodres , ish Kryeipeshkevi i Durresit e bashkohës e bashkëpuntor i afërt i Skenderbeut, per të vazhduar me Mesharin e Gjon Buzukut të vitit 1555 e më vonë me shkrimet e veprat e Budit , Pjeter Bogdanit , e deri tek Rilandasit tanë të Shekullit XIX me në krye vellezerit Frasheri (Naim, Abdyl e Sami ) e tjer…Gjithsesi per të treguar diçka nga historia shumë më e hershme e shkrimit shqip ne po sjellim në kujtes gjuhtarin dhe etnologun e njohur francez , të vlersuar botërisht Robert d’Angely (1893- 1966) i cili në vepren e tij historike “ENIGMA” ndër të tjera shkruan :”Nuk jemi larg të vertetes ,nëse ketu do të shprehemi që shumë të paktë janë dijetaret , të cilet realisht e kanë kuptuar rendesinë e madhe dhe shtrirjen e gjerë të pellazgëve (para-ardhës të Ilireve, N.B.) në antikitet dhe në parahistorinë më të larget.Mund të jetë një imazh i teksti Pellazget janë ata ,që duke ngritur gjuhen pellazge ,e cila mbijeton në shqipen e sotme ,në gjuhen e liturgjisë dhe të mistereve të gjithë të lashteve të të gjitha epokave dhe në të gjitha shtrirjet, përhapen pothuaj në të gjitha vendet që njiheshin deri ateherë prej tyre mesimin dhe dijen me shkrim me anë të shkronjave të quajtura pellazge… Nëse gjuhët greke dhe latine , megjithë shkelqimin që ato kanë pasur nuk do të kishin mundur për shkak të elementit drejtues dhe të elites , ta zevendesojnë pellazgjishten per tu bërë gjuhet litrugjike të botes së krishterë , si të klerit në kisha dhe të murgjve neper manastire , është e sigurtë se ato do të ishin zhdukur plotësisht nga faqja e tokës , dhe do të kishte qenë gjuha pellazge ose shqipe , që do të kishte vazhduar gjithnjë..”1. Ndërsa gjuhtari dhe albanologu i madh shqiptare Eqerem Çabej do të pohonte vazhdimisht se në arkivat e Vatikanit duhej të kishte shkrime shqip shumë më të hershme se ato që njohim.. Studiuesi i zellshem Prof.Dr. Musa Ahmeti në vitin 2003 njoftonte se në Arkivat e Vatikanit ishte zbuluar ekzistenca e një libri të shkruar shqip në vitin 1210 ( në dorshkrim pasi akoma nuk ishte shpikur makina e shkrimit). Per ketë libër shqip , Dr. Ahmeti nder te tjera shkruan: “…Kemi pasur fatin të kishin në dorë një vellim të lidhur me kapertina të forta druri…vellimi i tëri është në pergamen me dimensionet 28 x 39.5 cm. Kompelt “libri” është i ruajtur shumë bukur e pa demtime…Dorshkrimi është autograf i shkruar nga një dorë … Ndersa në faqen 208 në fundë të dorshkrimit autori ka firmosur vet me emrin e tij Teodor Shkodrani ,duke shkruar : “ Me ndihmen dhe deshiren e fort të lumturit Zot e perfundova në vitin 1210 ,diten e 9 marsit…” Libri 208 faqesh është i ndare në tre kapituj ,mbi teologjin, filozofin dhe historisë.. Shkronjat jane komplet latine dhe gjuha kuptohet “lehtesisht” nga gjuhtaret shqiptare. (Autori i kesaje “zbulese” ka premtuar edhe botimin e librit në të ardhmen).2. Natyrisht me vlera është edhe një raport që Mbretit të Frances Filipe De Valois ja dergonte në vitin 1332 Domenikani Brokardus (Brocardus), ku ndër të tjera i shkruante “…Sidoqoftë shqiptaret e Veriut kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e Latineve , por ata perdorin shkronjat LATINE në librat e tyre…”(Mjerisht nuk kemi asgjë nga keto libra..) Gjithsesi pushtimi i gjatë otoman i cili kishte ndarë në sanxhaqe ,vilajete , pashalleqe e tjerë teritorin shqiptarë , kishte influencuar me dashje apo pa dashje të ndahej disi edhe gjuha e shkruar, e per rrjedhoje edhe alfabeti i perdorur , që per hirë të vertetes duhet thenë , se në Jugun e Shqiperisë perdoreshin dy alfabete ,ai turko-arab ,dhe ai grek me shkronja cirilike.Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit (libër) - Wikipedia Ndersa në Shqiperinë e Veriut perdorej alfabeti turko-arab me bekimin e shtetit , dhe pa bekimin e tij ,por me nje njefarë “tolerance” të imponuar edhe nga qendresa e shqiptareve , perdorej edhe alfabeti latin (kryesisht nga kleri dhe komuniteti katolik).. Gjathë gjithë ketyre viteve e shekujve nga patriotë e intelektualë shqiptarë kishte pasur perpjekje per unifikimin e një alfabeti per të gjithë shqiptaret, ndaj “trashigojmë” (për histori ) alfabete e abetare të ndryshme , por që nuk ishte e lehtë të zbatoheshin e aq me pakë të unifikoheshin në ato kohë. Pikrisht per të unifikuar Alfabetin shqip keto perpjekje u bënë me të qënsishme ateherë kur perandoria shumë-shekullore Otomane kishte filluar të lekundej, gjë që u pa qartë pas nenshkrimit të armpushimit në mes sajë dhe Rusisë me 31 janarë 1878 në Edrene, duke sjellur traktatin e Shen Stefanit të 3 marsit (1878), e per rrjellojë kongresin famkeq të Berlinit , që deshtë të na lënë pa një shtet e pa Atdhe.. Por fatësisht kjo nuk ndodhi edhe falë organizimit më të lartë me trajta shtetrore të LIDHJES SË PRIZRENIT (10 QERSHOR) 1878. Pas tronditjes nga luftrat e jashtme e ato brendeshme të Stambollit , filloi të “zbatohej” një politike disi më liberale, kjo e konfirmuar në fillimet e vitit 1908, kur erdhen në pushtet Xhonturqit. Duke shfrytezuar ketë klimë më të favorshme , Patriotë e intelektualë shqiptarë ,që në muajin gusht 1908 kishin planifikuar një kongres mbarkombetare i cili do të zhvillohej nga datat 14 deri 22 nentor të vitit 1908 me inisiativen e shoqerisë “BASHKIMI” në qytetin historik të Manastirit ( sot nën Maqedoni me emrin Bitola) , ku siç dihet u mblodhen perfaqesues nga të gjitha trevat shqiptare dhe shoqeritë jashtë trojeve tona , si ato të Sofjes , Bukureshtit ,Stambollit, Konstances , Amerikës, Egjyptit , Italisë e tjer… Programi i kongresit kishte në themel filozofinë : “Jo me pushkë e barut, por me pendë e letra”..
Me 14 nëntor (1908) iu përgjigjen thirrjes rreth 400 shqiptarë , ku 150 nga keta u konsideruan delegate, dhe në bazë të kriterev 52 kishin të drejtë vote . Fillimisht mbledhja zgjodhi kryetare të kongresit Mit’hat Frasherin dhe nenkryetar perfaqesuesin e shoqerise Biblike Gjergj Qiriazin. Në ketë kongres merrnin pjesë shumë patriot e veprimtarë të njohur si : Gjergj Fishta , Nikollë Kaçorri , Ndre Mjeda , Gjergj Qiriazi , Mit’hat Frasheri ,Hil Mosi , Mati Logoreci, Thoma Avrami , Sotir Peci , Shahin Kolonja ,Luigj Gurakuqi , Adam Shkaba , Bajo e Çerciz Topulli , Mihal Grameno , Fehmi Zavalani , Dhimiter Mole , Nysret Vrioni , Rrok Berisha , Leonidha Naço , Dhimitraq Buda , Akil Eftimi , Shefqet Frasheri , Refik Toptani , Gligor Cilka , Emin Shkupi , Hafiz Ibrahimi (nga Shkupi) , Ramiz Daci , Xhemal Beu (nga Ohri ) , Fahri Frasheri nga Resna e tjer..3. Duhet thenë per hirë të vertetes se autoritete turke nuk e penguan kongresin , madje diten e parë pershendeti edhe Prefekti i Manastirit ,me një politike më liberale që kishin proklamua Xhonturqit.4. Pas tre diteve diskutime u vendos të zgjedhet komisioni i Alfabetit. Kryetar i komisionit u zgjodhë At Gjergj Fishta, 5, ndërsa antarë: Mit’hat Frasheri , Luigj Gurakuqi , Gjergj Qiriazi , Ndre Mjeda , Grigor Cilka, Taqi Budo , Shahin Kolonja , Sotir Peci , Bajo Topulli e Nysret Vrioni.
Pas shumë diskutimesh në mes disa alfabeteve të shoqerive shqiptare u vendos me shumicë të miratoheshin dy alfabete , ai Latin me disa permirsime , dhe Alfabeti i Stambollit (edhe ky me bazë shkronjat latine), por që ky ishte më i veshtirë në perdorim, gjë që nxorri fitues dalngadal Alfabetin që kemi sot me 36 shkronja… Duhet theksuar se vezhguese në ketë kongres kishte qënë edhe misionaria amerikane Fineas Kenedi , e cili shkruente se ketu u mbajten shumë kumtesa , por ajo e potetit Gjergj Fishta nga Shkodra ishte më e mira dhe i bëri dëgjuesit t’u rridhnin lotët. Një hoxhë u prek aq shumë sa që rendi ta perqafonte para gjithë të pranishmve..6. Sipas disa burimeve, hoxha që përqafoi Gjergj Fishten ishte kleriku patriot Hafiz Ali Korça, pjesëmarrës në kongresin e Manastirit.7. Per kumtesen apo ligjeraten e Fishtes studiuesi dhe historiani Italian Gaetano Petrotta shkruante: ”Si gojtarë shkelqeu mbi të gjithë gojtearet shqiptarë, ku foli per më sa një orë e gjysëm, në mes mahnitjes dhe të admirimit të të pranishmeve.”8. Alfabeti (fitues N.B.) i Bashkimit , i projektuar nga Fishta , permbledhte veçoritë më pozitive të alfabeteve ekzistues dhe kongresi e pranoi atë si alfabetin e shqipes.. 9.. Një e veçantë që vlen të thuhet ishte edhe pjesemarrja e të vetmes delegate grua, Parashqevi Qiriazi që vinte nga shkolla e vajzave Korçë …Vlen të kujtohet se Alfabeti latin kishte qënë i njohur e kultivuar në Shqiperi e veçanarisht në trojet e Veriut (në Gegni), prej shekujsh. Theksojmë këtu ekzistencen e shkollave shqipe në Velje të Mirdites në vitin 1632, në Pllanë në vitin 1638, në Troshan e Kurbin në vitin 1639 , në Shkoder në vitin 1698 , ku jepen edhe emrat e mesuesve Gjon Shqiptari ,Filip Shkodrani e Dhimiter Dhermiu,10, etjer . Per të vijuar me Shkollat në trojet e Malesisë së Madhe , si Shkolla e Rrjollit e vitit 1671, shkollat në Hot (Brigje) , Katund të Kastratit , Grudë e tjer në vitin 1675 , të cilat vertetohen nga letrat e Pjeter Bogdanit ,ish Kryepeshkevi i Shkodres e më gjërë gjatë gjysmes së dytë të shekullit XVII…11. Nga keto shkolla mesojmë edhe emrat e mesuesve , nevojat dhe numrin e nxenesve që shpesh e kalonin numrin 40, e më gjerë. Shkolla të tilla me orientim shqipën gjindeshin në shekullin e XVIII edhe në Shqiperinë e mesme e të Jugut si ajo e Voskopojes (Moskopojes ) …në vitin 1720 .. e veçanarisht nga viti 1744 që ishte themeluar një “Akademi e Re” në të cilen mesohej : Filozofi , Logjikë , Matematikë , Fizikë, Ekonomi e Financë 12, por atje dominonin alfabetet turko-arabë dhe Grekë.. Në Shkoder në vitin 1836 shkruhet se ka pasur 12 shkolla shqipe , madje në vitin 1840 gjinden shkolla shqipe edhe në Prizren , Pejë e Gjakovë… Perseri në Shkoder në vitin 1855 konfirmohet hapja e një shkolle nga Franceskanet , që më vonë u quajt ILIRICUM… Në vitin 1861 (Shkoder) Franceskanet themelojnë edhe Seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe , pastaj me 1877 kolegji i Shkodres numronte 400 studentë të cilet perfitonin edhe aftesi teknike , tregtare e më gjërë…13. Per të ardhur në 7 marsin e vitit 1887 në hapjen e shkolles shqipe në Korçë (në fakt në ketë shkollë mesohej Turqisht e Shqip e pas një viti edhe Greqisht).. ashtu siç mesohej në shkollat në Gegni Shqip e Italisht..Vlen të kujtohet se shkolla zejesh gjejmë edhe më heret në trojet tona si në Rrjoll , Podgorë , qytet Shkoder e tjerë në vitet 1416-1417 , pra në kohen e pushtimeve venedike.14.Madje në dokumentet e kohes bëhët fjalë edhe per një shkollë të lartë që shkruhet Universiteti i Durrësit (shekulli i XIV..). G

KONGRESI I MANASTIRIT, NGJARJE E RËNDËSISHME E IDENTITETIT TONË KOMBËTAR  DHE EUROPIAN - FJALA e LIRË

jithsesi edhe pas kongresit të Manastirit që perfundoi me daten 22 nentore 1908, Alfabeti që kemi sot kaloi pengesa e vështirsi të natyrave të ndryshme shtetrore e shoqerore ku per ketë po kujtojmë se Xhonturqit në vitin 1909 filluan të pendohen per lejimin e gjuhes shqipe në shkolla e veçanarisht per alfabetin me shkronja latine , ndaj perveç masave shtetrore u munduan të aktivizojnë shtresa shoqerore afër tyre per të kundershtuar alfabetin latin , dhe mbrojtjen e atij turko-arab. Shoqeria reaksionare MAHFELI , me mbeshtetjen e Qeverisë turke shtypi dhe shperndau abetaret e para me shkronja arabe . Por Stambolli tashma nuk mund të ndalte “marshimin “ e alfabetit me germa latine…pasi shqiptaret do ta mbronin me çdo çmim. Kujtojmë se në shkurt të vitit 1910 në Elbasan u organizua një miting proteste ku muaren pjesë shtatë mijë njerzë kunder shkronjave të huaja per gjuhen shqipe. Me 27 shkurt (1910) Korça do të zhvillonte një manifestin proteste me 12 mijë veta në mbrojtje të alfabetit latin. Në Berat u organizua mitingu më i madh ku merrnin pjesë 15 mijë vetë në shenjë proteste kunder shkronjave arabe , me këtë rast në sheshin e qytetit u dogjën abetare shqiptare me germa arabe të derguara nga Stambolli.. Krahina e Kolonjes organizon një protest të veçant , ku 1500 vetë dalin me kostume kombetare , në mbrojtje të Alfabetit te kongresit të Manastirit.. Në mbrojtje të alfabetit shqip me germa latine u soldarizuan thuajse të gjitha krahinat e tjera të Shqiperisë ,që nga Permeti ,Tepelena e deri në Konicë të Çameris e tjer.. Per hirë te vertetes duhet thene se në Shkoder Stambolli kishte arritur që fanatik të tij t’i organizonte per një manifestim në perkrahje të shkronjave arabe , por ky manifestim dështoi falë kunderpergjegjes së Malesoreve të Malesise Madhe e më gjërë të cilet paralajmruan një kunder-protestë prej 60 mijë pjesemarresish , pra shumë më të madhe e të fuqishme në mbrojtje të Alfabetit shqip të miratuar nga Kongresi i Manastirit. Në muajin mars 1910 u thirrë edhe kongresi i dytë i Manastirit , ku u vendos që të vazhdohej perdorimi i alfabetit tashma kombetar , dhe protestat kunder veprimeve të qeverisë xhonturke që kerkonte të ndalonte këtë alfabet…15. Kongresi i Manastirit perveç alfabetit kishte miratuar edhe një program kombetare prej 18 pikash , që kishin karakter politik , ekonomik , kulturore e shoqerore..që “avanconin” ndergjegjen kombëtare shqiptare per një autonomi substanciale..16. Është interesant të kujtohet se kur erdhi në krye të shtetit të ri Turk , Mustafa Qemal Ataturku pas vitit 1922 , një ndër reformat civilizuese të tij ishte edhe futja në shkollat turke e shkronjave Latine , duke nxjerrë jashtë perdorimit alfabetin e vjeter…17. Duke perfunduar dua të theksoj se Alfabeti që kemi sot me germa latine jo vetem ka rikonfirmuar qenien tonë arsimore e kulturore pranë Europes Perendimore , por ka mundësuar komunikimin tonë me të shkruar e të lexuar me ate pjesë të Europes e Botes së ciles i perkasim , dhe per të cilen punuan e u sakrifikuan breza të tërë shqiptaresh.. Një studiues e historian francez duke shkruar per Alfabetin e miratuar në kongresin e Manastirit në një liber kushtuar historise sonë) shkruan :” Shqiptaret mesuan keshtu se rrënjët e tyre në Ballkan ishin të thella , se të parët e tyre u kishin bërë ballë turqve , bullgareve e serbëve , se në lashtësi qytetrimi i tyre mund të matej me atë të grekeve dhe se , madje mund të ishte mbase më i vjeter se ai…18. E natyrisht një vend nderi e lavdie në perjetësi zënë edhe pjesemarresit e Kongresit të Manastirit…që na orientuan perfundimisht nga Perendimi…, pra andej nga lindë e perendon dielli per ne shaiptarët siç thoshte rilindasi i madh Faik Konica….Reshat Nexhipi: Kongresi i Manastirit
REFERENCAT :
1. Robert d’Angeli,“ENIGMA” , ,fq.138-139, botime “Toena”1998.
2.Prof.Dr.Musa Ahmeti, ”FJALA” Suplemnet Kulturologjik i gazetes “Tema” , 7-8 Shtator 2003.
3. Sh.Demiraj , K.Prifti “Kongresi i Manastirit” , fq.73-74 . + Gazeta “Rilindja Demokratike “ dt.14 nentor 2008.
4. Serge Metais “HISTORI E SHQIPTAREVE , nga Iliret deri tek pavaresia e Kosoves”, fq.46, Sh.B.”55”, Tiranë 2006.
5.Po Aty Serge Metais , po aty , fq.46.
6. Edwin Jacques, “SHQIPTARET, histori e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme, fq.342-343 . + Gazeta “55” dt.06 nentor 2008.
7.At Daniel Gjeçaj, Jeta dhe Vepra , fq.57, Botime Franceskane , Shkodër 2007.
8.Gaetano Petrotta, “Popolo ,Lingua e Letteratura Albanese “,fq.355..
9.“Gjergj Fishta ,Jeta dhe Vepra “ Vehbi Bala , fq.11.
10.Edwin Jacques, po aty, ,fq.313-314.
11. Pjeter Bogdani, LETRA E DOKUMENTE ….(Perg. nga Odette Marcquet):Letra, 153 ,dt.20.XI.1671 , letra 157 ,viti 1672 ,letra 180, dok.1. dt.25.VI.1675, Sh.B.”At Gjrgj Fishta”, Shkodër 1997.
12.Edwin Jacques, po aty, fq.315.
13.Edwin Jacques, po aty, fq.314.
14.Regjistri i Kadastres dhe Koncensioneve…1416 – 1417 ,fq.61.
15.Edwin Jacques, po aty, fq.352 .
16.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare ,1878 – 1912 ,pergadit nga Akademia e Shkencave te …Shqiperise , Instituti i Historise ,fq.191 – 192 .
17.Atenagora Profet i Bashkimit , Dom Lush Gjergji , fq.99-101.
18.Serge Metais , po aty, fq.50.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.