Kreu i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj në një postim të tij bënë me dije se :Bashkësia Islame e Tuzit, në një aksion para disa kohësh ka blerë një truall në afërsi të malit, Deçiq, e cila do të jetë vakuf i kësaj Bashkësie Islame.
Pas takimit dhe prezantimit të projektit, komuna e Tuzit ka paraparë që në buxhetin për vitin 2022 për këtë qëllim të ndajë 60 mijë euro, për punimet në këtë tokë, e që të realizohet kompleksi si në foto, si projekt i Bashkësisë Islame të Tuzit.
Komuna e Tuzit është partner i Bashkësive fetare, që kujdeset për infrastrukturën dhe krijimin e kushteve më të mira për rininë tonë.
Ky kompleks do të financohet pra nga Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Tuzit.
NGJ Ndderkaq ne vlersojmë këtë bashkpunim të Komunës së Tuzit, për më tepër të kryetarit të saj me ëmrin Nikë Gjeloshaj , që bashkpunon dhe financon për komunitetin musliman në këtë komunë.Ndersa për paralele , sjellim në kujtesë që Bashkia M.Madhe “kujtohet” për besimtarët musliman një herë në vit , për çdo Ramazan , duke i “qerasur” me shtrimin e një yftari…