Kinoma/ Si bija në gjini vjen “Sofia” në Malësi

0

Ku nuk po shfaqet me mjaft sukses Filmi “Sofia” me regji nga Eduart Grishaj! Kësisojë po shfaqet  shfaqet edhe në Tuz. Nderkaq  në qytetin e Koplikut  nuk besohet se do ketë     ambjent  ku  edhe qytetaret Koplikas ta shijojnë  artin e malsorit  Eduasrt Grishaj.Kjo edhe për faktin se   Bashkia  M.madhe ka qënë  pjese e donatorve për  realizimin e këtij filmi.Por mungon sadha .Ndaj  ndoshta meqënse dy qytetet Koplik dhe Tuz     përherë  në histori janë  aleternuar si kryeqëndra të M.Madhe. Tuz mund  t’u bëjnë nder   malërve kendej  t’u lënë një natë  sadhen, vetem pë malësoret   brenda shqiperisë të cilet nuk i kanë kusghtet  si në Tuz.

Filmi ,,Sofia” me regji të Eduart Grishajt kishte premierën në Mal të Zi mbrëmë pikërisht në komunën e Tuzit.Në prani të figurave të njohura nga politika, arti dhe biznesi, të mediave dhe të qytetarëve të shumtë që mezi e pritën filmin, regjisori Grishaj, ndau eksperiencën e vet me filmin, që nga realizimi i tij, e deri tani, kur filmi vazhdon të shfaqet në vende të ndryshme si në Evropë ashtu edhe në Amerikë.Ai shtoi se, në Malësi ndihet si në shtëpinë e vet dhe se historia e filmit flet pikërisht për malësorët, për historinë e gjyshërve dhe stërgjysheve tonë.Filmi “Sofia”,është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe flet për mikpritjen e pashembullt shqiptare deri aty ku dera i hapet edhe armikut. Në fakt kështu kishte ndodhur, pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat e atëhershme jugosllave; një ushtar i plagosur i bije në derë një malësoreje shqiptare, e cila siç e do zakoni e fut në shtëpi për ta mjekuar, ani pse ishte armik?!E zonja e shtëpisë quhet Sofie Leka (Rita Gjeka), një malësore që si shumë të tjerave, burrat e djemtë u ishin shpërndarë maleve, në mbrojte të atdheut. E portretizuar nga aktorja Rita Gjeka roli i nënë Sofias ishte i vështirë e shumë kompleks, por me të cilin aktorja Gjeka mëshirohet më së miri. Ajo e ndihmon dhe e shpëton ushtarin armik edhe pse ballafaqohet me vrasjen e të birit nga po ai.Regjisori Grishaj kishte zgjedhur që në dhomën e pritjes së shtëpisë të ishin të shtrirë edhe komandanti i plagosur serb edhe i biri i saj i vrarë. Një skenë e shumë e rëndë e cila të mbushte me emocione të forta e që gjithçka kulmonte me kujën e gjyshes së djalit, të cilën mrekullisht e luan aktorja e njohur Tinka Kurti.Xhubleta, veshja e tradicionale shqiptare, gegërishtja e bukur, ambientet e kullave të vjetra, shtojnë madhështinë e mikpritjes në kohë lufte. Pa shumë ngarkesa por, me thjeshtësi e origjinalitet, regjisori Grishaj në këtë aspekt vetëm sa e kishe ndihmuar filmin. Qartë,thjesht,bukur.Filmi” Sofia”, siç e thamë ,është i ndarë në dy kohë. Në ditët e sotme është mbesa e ushtarit jugosllav(serb), e cila vjen në Shqipëri në kërkim të varrit të së ndjerës tashmë Sofie Lekes, që kishte shpëtuar stërgjyshin e saj dhe që të gjitha kujtimit ai i kishte ruajtur në një ditar, të cilin ajo e përdor si udhërrëfyes. Në shenjë nderi dhe respekti që i kishte shpëtuar jetën ushtari serb e kishte pagëzuar mbesën e saj me emrin Sofia. Pra tani kemi edhe një tjetër Sofi.Në kërkim e sipër të nënë Sofias , Sofia (serbe), interpretuar në mënyrë brilante nga aktorja e re Rozafa Çelaj dashurohet me një djalë shqiptar (Antonio Kodrinaj),i cili e ndihmon atë në kërkimin e nisur. Por, mes tyre lind një dashuri pothuajse e pamundur mes një djali shqiptarë dhe një vajze serbe. Megjithatë, të rinjtë ndjekin rrugën e zemrës pavarësisht paragjykimeve të përkatësisë së tyre etnike dhe raporteve jo të mira fqinjësore.Filmi ishte i ndarë në dy orare – në orën 19 dhe 21, ku të gjithë të pranishmit patën mundësinë të takoheshin me regjisorin dhe disa aktorët, që ishin prezentë, mes të cilëve kishte edhe malësorë nga komuna e Tuzit, pikërisht këngëtari i njohur Nikollë Nikprelaj dhe veprimtari Mark Lajçaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.