Ndeshjet e sotme në Grupin A të Kategorisë së Dytë, kanë parë Veleçikun të marrë kryesimin, duke kapërcyer naftëtarin i cili i ka dhënë fund ecurisë perfektë të sezonit.
Veleçiku ka mundur në transfertë me shifrat 1-4 Adën dhe e sheh veten tashmë në kuotën e 10 pikëve, 1 më shumë se Naftëtari i vendit të dytë i cili u mund në Tropojë nga Valbona me shifrat 2-0.
REZULTATET
VALBONA 2-0 NAFTËTARI
ADA 1-4 VELEÇIKU
SOPOTI 1-1 VORA
BULQIZA 3-1 MURLANI
Renditja: Veleçiku 10 pikë, Naftëtari 9, Vora 7, Sopoti 7, Shënkolli 7, Valbona 7, Iliria 4, Bulqiza 3, Gramshi 0, Murlani 0.