JOZEFINA TOPALLI TREGON SI ERDHI NË POLITIKE

0

Në fakt kishte kohë që ish numëri 2 i PDSH, njëherazi ish kryetarja e kuvendit të Shqiperisë znj.Jozefina Topalli, i kishte munguar publikut. Duket se politikania e njohur, dhe natyrisht mjaft e pjekur dhe për më teper edhe mjaft korrekte me veten dhe mbeshtetësit e saj, gjithë këtë kohë ka heshtur, mbase duke menduar se edhe heshtja flet.
Por ja tani sapo është shfaqur në ekran, duke biseduar një pasdite me Rudinen…
Kësisoj e ftuar në studion e emisionit të pasdites “Rudina”, ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli rrëfeu se prania e saj në politikë nuk ka qenë dhe aq e rastësishme. Gjyshi i saj Gjon Çobaj ka qenë pjesë e politikës. Ai ka qenë një ndër senatorët e parë të politikës shqiptare dhe e Parlamentit të parë shqiptar.
“Unë jam shumë krenare për gjyshin, ai ka qenë një senator dhe si përfaqësues i shtetit ka hapur Parlamentin e parë. Babai im e mbante gjithmonë në tavolinë foton e tij dhe e të gjithë ndihemi krenarë për të. Nuk e di nëse gjendja ime në politikë është si rezultat i tij, por di të them që fëmijët e tij dhe më pas unë u bëra pjesë e politikës. Ne kemi qenë të dënuar që kemi qenë pjesë e politikës dhe gjithmonë më kanë thënë mos u bëj pjesë e saj pasi ne kemi vuajtur nga politika, por unë ndihem krenare dhe kam arritur t’i bëj krenarë dhe të gjithë familjarët e mi”, tha Jozefina Topalli.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.