Shqipëria mposhti Azerbajxhanin me rezultatin 3-1 në miqësoren e fundit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Autorët e golave për kuqezinjtë ishin Nedim Bajrami, Rey Manaj e Qazim Laçi të cilët siguruan një tjetër triumf të Kombëtares. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonat e SuperSport foli trajneri Sylvinho.
Jam i kënaqur, kemi bërë 3 ditë përgatitje në Tiranë dhe jemi këtu prej 1 jave. Bëmë 2 miqësore që më kanë kënaqur. Ecuri e kenaqshme. Ditët po afrohen për ndeshjen e parë dhe nesër do të nisemi për Gjermani ku do të vij edhe puna më e madhe.
Nga 6 gola, 5 i kanë shënuar sulmuesit?
Kjo është një fazë përgatitore ku duhet menaxhuar grupi. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje apo shumë pak ndeshje. Nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati në miqësore, por puna e menaxhimit të grupit dhe mendoj se kemi bërë shumë mirë
Sa i lumtur jeni me Asanin dhe Brojën që vijnë nga një periudhë pa shumë minuta?
Duhet t’i propozoj presidentit që të bëjmë një takim me të gjithë ish-futbollistët e Kombëtares (Drejtuar Fakajt dhe Kapllanit). Asani nuk ka luajtur fare që në janar me klubin, vetëm në mars me ne. Është e rëndësishme që ai të marrë minutat në këmbë. Zëvëndësimi i tij erdhi pasi donim të provonim diçka ndryshe dhe lojtarë ndryshe si Hoxha apo Bajrami.
Forca Shqipëria”, tha Sylvinho.