ISH KOLEGËT I THANË SOT ME LOT NDËR SY LAMTUMIRË “DOME”

0

Të afërm, miqë dhe kolegë i dhanë lamtumirën aktorit shkodran Enver Hyseni. Mund të jetë një imazh i 17 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme  Aktori Hyseni u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare si shkak i një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Një humbje e madhe për artin shqiptar e cilësojnë kolegët e tij ndarjen nga jeta të artistit ndërkohë që kujtojnë disa nga çastet e bukura që kaluan sëbashku….Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ai studio në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtër duke i ndërprerë për arsye ekonomike.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Më 1975 nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa doli në pension në vitin 2016. Në këtë periudhë dyzetvjeçare Enver Hyseni luajti më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma.Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Zëri tipik dhe mënyra e përshtatjes e bënë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive. Jetën e tij në skenë e mbylli me monodramen e shkruar nga shkrimtari Stefan Çapaliku “Dome”.Mund të jetë një imazh i teksti Në rolin e tij të fundit, Enver Hyseni zgjodhi që të jetë vetja, duke rrëfyer jetën e tij si aktor, por edhe si njeri.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Shfaqja ishte pasqyrë e një realiteti tragjikomik në varfëri e herë në lavdi ku zhvillohet jeta artistike shqiptare.Ndaj sot në  këtë ditë  të trisht     edhe ish koleget i thanë  Lamtumirë “Dome”!Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, lule dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.