Gjatë ditës së sotme në territorin e bashkisë Pukë ka trashësi Bore deri 40 cm dhe temperatura të uleta deri në -3°C
Bashkia Puke :
Trashësia e Borës arrin në 40 cm. Temperatura deri në -3°C. Momentalisht janë krijuar veshtirësi, në rruget lidhese brenda qytetit si dhe rruget e lagjeve periferike . Po punohet me një mjet borëpastruese të dërguar nga MB. Levizja kryhet vetem me zingjire. Shkollat në qytetin e Pukës janë hapur, por numri I nxënësve është relativisht I ulët. Energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Probleme shëndetesore nuk janë raportuar
Njesia Administrative Gjegjan:
Raportohet se rrugët e fshatrave që lidhen me qendren e njesise administrative Gjegjan janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të Bores që kanë rënë gjatë natës. Trashësia e Borës është 30-40 cm, . Shkollat janë hapur, por verehet frekuentim shume I ulët I nxënësve . Energji ka pasur pa nderprerje. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar.
Njesia Administrative Qelez :
Rapotohet të ketë probleme. Është bllokuar segmentin Qaf Qerreti- Qelez nga Bora që në këtë zonë arriti 40 cm. PO punohet me një mjet fadrome për hapjen e saj. Në këtë njësi, të bllokuar ngelen fshatrat Qaf T’mugu, Bushat, Ukth, Qerret I Vogel. Shkollat janë hapur, por frekuentimi I nxënësve është shumë I ulët. Energji ka pasur pa nderprerje. Probleme shëndetesore nuk janë raportuar.
Njesia Administrative Luf Qerret :
Raportohet të jetë e bllokuar rruga Qaf Qerreti Qerret, po ashtu të bllokuara raportohen dhe fshatrat Luf, Pla, Kqire, Plet. Shkollat janë hapur por frekuentimi I nxenesve eshte shume I ulet. Energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Nuk raportohet problem shëndetsore.
Njesia Administrative Rrape :
Raportohet se rruget e të gjithë fshatrave janë të bllokuara. Trashësia e Borës arrin deri në 40 cm. Shkollat nuk janë hapur në këtë njësi. Energjia elektrike ka pasur pa ndërprerje. Nuk ka pasur problem shëndetesore.
Rruget Nacionale janë kalueshme me zingjire. Ne rrugen Vau Dejas-Pukë-Fushë Arrës punojnë 3 mjete Borepastruese. Në rrugen Hadoj- Gjegjan-Reps punojnë dy Borepastruese Kalimi behet me zingjire. Në qytetin e Pukës dhe njësit administrative ku ofrohet furnizim me Ujë, nuk ka pasur ngrica të tubacioneve, ndërkoh Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka marr masat për menaxhimin e kësaj situate.