Sot është një ditë shumë e rëndësishme për kombin shqiptar në përgjithësi sepse kujtojmë 6 prillin e vitit 1911, Kryengritjen e Malësisë, të udhëhequr nga atdhetari “Ded’ Gjon Luli”, i cili pas shumë shekujsh ngriti Flamurin Kombëtar në majën e malit të Deçiqit në Malësi, si shprehje e vullnetit të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga çdo pushtues. Ndaj kjo ngjarje është konsideruar edhe si prova xhenerale e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtarë në vlorë me 28 Nëntor 1912.Kësisojë ngjarja e 6 prillit të vitit 1911 ngjason me flakën olimpike, që u ndez në majën e Deçiqit të Malësisë, si kushtrim për pavarësi e liri, e cila përshkoi mbarë trevat shqiptare për t’u kurorëzuar në Vlorë, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. 6 prilli i vitit 1911 ishte pararendëse e shpalljes de facto të Pavarësisë së Shqipërisë.Ndaj me këtë rast pikrisht në kuadër të 112 vjetorit të kësaj kryengritje , kanë qënë autoritet vëndorë të Bashkisë M.Madhe të cilët kanë vëndosur kurora me lule , por edhe kanë shprehur ndjenjat e tyre patriotike duke folur para të pranishmëve në këtë ceremony. Kshtu i pari që ka pershëndetur ka qënë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj , më pas nënprefekti Hysen Hysaj të cilët i dhanë vleren e duhur kësaj ngjarje kaq të rëndësishmë në historinë e Kombit tonë.Po kështu edhe Mark Luli Gjelaj ka përshëndetur në ëmër të organizatës së familjeve të Dëshmorve të Atdheut, duke theksuar faktin se kjo ngjarje ka një vlerë të vëçantë , mbasi kryetrimi Ded Gjon Luli me ketë akt i parapriu ngritjës së Flamurit një vit më vonë në Vlore. Ndersa intelektualet Gjoke Luli e Ilmi Kurti dhanë mëndimët dhe oponionet e tyre rreth vlerave që percjelle tëk malësorët kjo krenari Kombetare. Ilmi Kurti u ndal edhe tek fakti se kjo ditë duhej të ishte më massive , dhe me e organizuar në veprimtarine përkujtuese. Në fund artistet e ardhur nga Këlmëndi i dhanë kolorin e duhur artistic kësaj veprimtarie vlersuese.
TË VEÇANTAT E KËSAJ DITE PËRKUJTUESE ISHIN …
-Pjesmarrësit më së shumti ishin nga administrate eBashkisë, se sa nga Hoti apo fshatra të tjerë.
– Diskutim ishin përshëndetje , dhe jo kumtesa kushtuar kësaj ngjarje. Ku në fakt këtu nuk dihet se kush duhej përshendetur.
-Memorialit kushtuar kësaj ngjarje sikur i kishte ikur boja…. Dhe nuk rrezatonte artistikisht sa dhe si duhet të paktën në një ditë të tillë festimi.
-Ra në sy mungesa e perfaqësimit të forcave të tjera politike , perjashto socialistet në pushtet. Kjo nuk u bë e qartë ishte mungesë më dëshirë , apo mos njoftim i organizatorvre ?
— Ilmi Kurti “Mjejshtër i Madh” ndër të tjera theksoj; Se Historianët , dhe ata që e kanë për detyrë , për të identifikuar dhe lançuar faktet dhe ngjarjet , por edhe “aktoret” e kësaj ngjarje pa përjashtime, kanë “harruar” të citojnë disa ëmra luftëtarwsh të kësaj ngjarje nga Aliajt e Kastratit,
-Po kështu një mosvlersim ndaj kësaj ngjarje duket se pati edhe nga mosprania e autoriteteve zyrtare nga Prefektura e Qarkut Shkodeër, pse jo pritshmeri kishte edhe për ndonjë peraqësues të qeverisë , të pakten njëra nga dy ministeret që ndodhen të deleguara në Qarkun Shkodër, duhej tw kishin respektuar ? Gjithësesi 112 vjetori i Ngritjës së Flamurit e pati vleren e vet përkujtuese nga të zotët e shtepisë.
Vemendje..