HESHTJA VRASTARE E T’PA AFTËVE QË HANË DHE FLENË NË POSTET E GABUME.

0

Nga: Rita  Kalaj Shkurtaj

Dëshmi e këtij realitet është edhe ky projekt i cili ka mbi 150 ditë që është paraqitur në zyrat e Bashkise… ku vetëm vënd-qendrimin mund ta pohojme me vërtetsi “në Koplik” por as se si përfaqsimin “e Malësisë së Madhe” për aq kohe sa gatuan,përzhitet dhe riciklon të njajtën çorbë nga të njajtit guzhinier e për të njajtën klientele.
Gjithçka përmban ky projekt është një vlerë morale dhe borxh i asaj qëndrese dhe respekti për të rënët në këtë masaker.
Një detyrim moral e ligjor që institucionet tuaja kane karshi kujteses historike,kulturore e vlerave humane të malsoreve.

Projekt -Propozim

Drejtuar Këshillit Bashkjak Malësi e Madhe.

I nderuar kryetar i Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe dhe ju antarë të tij.

Falë një hulumtimi të thelluar rreth Luftës së Përgjakshme të Koplikut të vitit 1920 të cilësuar nga historiografia shqiptare si lufta më e drejte në mbrojtje të trojeve etnike dhe qëndresa më e forte në përballje me ushtrine serbo-malazeze lindë nevoja që t’i japim nderimin e merituar kësaj ngjarjeje prej së cilës historia na mundesoi me kuptu humanizmin dhe unitetin më të pashoq që malsorët me vullnet të lirë demostruan në ato momente tragjike dhe tejet patriotike.
Jemi në vitin 2020 -të ku përkon me 100 vjetorin e kësaj qëndrese heroike ndaj lind nevoja të jemi sado pak mirnjohes si trashegimtarë të denjtë të atyre malsoreve dhe vullnetareve shqiptar që iu bashkuan kësaj qëndrese.
Është momenti për të venë në vënd dinjitetin e tyre të lënë në pluhurin e harresës ndaj lind nevoja që të ngrihet një grup pune intelektualesh njohës të mirë të historise dhe dashamirës të malsise qe ta vlersoje me serjozitet këtë akt heroik e t’i nderojme si duhet ata pishtare të lirisë.
Bazuar mbi burimet e shkruara dhe faktet reale që përmënden në to, ju sygjeroj që:

1)-Te shpallet viti jubilar i Luftës së Koplikut nga Bashkia e Malësisë së Madhe (i cili të fillojë nga data kur nisi lufta e të përfundoje në diten e përfundimit të saj,duke siguruar kështu edhe mundesi finaciare institucionale vendore e shtetnore).
-Rikujtoj se është cilësuar si një nga qëndresat më heroike të Malësisë së Madhe dhe kombetare ndaj dhe lind nevoja qe ta ngrejmë në pjedistalin e merituar për ta memorizu si ngjarje dhe moment historik për vlerat që mbart.

PUBLICITET–BAR RESTORANT -HOTEL  “RUBENS” CULAJ- QYTETI I KOPLIKUT.KETU FRESKIA E LIQENIT, SHIJA E GATIMIT, QETESIA E QYTETARISE,VEÇ  PER JU !

2)-Shtëpia e Zef Luc Mullisit në Çesme të Koplikut të shpallet shtëpi muze.
-Bazuar mbi referencat shkencore kjo shtepi u ba qendra organizative e mirë organizimit të kësaj lufte,zyrtarizimin e së cilës e bënë me ardhjen e tyre Ministri i Brendshem Ahmet Zogu dhe Bajram Curri si delegatët e qeverisë së asaj kohe (me një përshkrim të mirë detajuar M.e Kultures është e detyruar të akordoje fonde të posatshme për këtë shtëpi).

3)-Organizimi i një simpozium të vërtetë shkencor me tematike “100 – vjetori i Luftës së Koplikut”me fakte e dorshkrime të reja e me trajtesë më të thelluar nga intelektuale dhe studjues të ndryshem në mënyre që të vihet në vënd lavdia e tyre në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

4)- Të ngrihet një memorjal me listën e emrave dhe vullnetarëve të rënë në këtë luftë në një qënder publike.

5)-Aktivitet përkujtimor ndër shkollor me projekte me tematike ” të pathënat e luftës së Koplikut” me të cilat të botohet një libër me referenca nga gojdhenat e malsoreve të mbledhura nga vetë nxënësit apo punime me pikture e skica me të njëjtën tematike duke nxitur keshtu edhe frymen e “të edukuarit përmes historisë dhe kulturës”.

6)-203 dite përballje frontale me shkjanë kujtime nga kjo qendrese heroike.
-Dokumentar: -Rrefime dhe kujtime nga të gjallët rreth Luftës së Koplikut.

7-Koncert përkujtimor me këngë valle dhe recitime rreth ketij vullnetarizim dhe qëndresës heroike të organizuar në Koplik.

Të gjitha këto materjale burimore apo dëshmi që do sigurohen gjatë procesit të punës, të depozitohen prane muzeut historik (shtëpisë muze) në Çesme të Koplikut

Ju lutem tregoni qytetari në vlersimin tuaj.
Bota sajon kulture për të demostru civilizim e Malesia e Madhe ka plot vlera që i shpërfillen për mungesë kulture kolektive dhe individuale.

Për malsinë dhe vlerat e saj.
Me respekt: Rita Shkurtaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.