Gruemira ka qënë ndalesa e radhës e dëgjesës publike që po organizon Bashkia M.Madhe me komunitetin në kuadër të planfikimit të të Ardhurave dhe Buxhetit.Kreu i bashkisë Tonin Marinaj veçmas fjales së tij, ka degjuar me vëmëndje edhe shqetësimet e qytetarve.Në dëgjesën publike me komunitetin e Njësisë Administrative Gruemire, ku ishin të pranishëm veçmas punojsve të administrates edhe pjestar të komunitetit, fillimisht në fjalen e tij Administratori Ismet Sylja ka falenderuar të pranishmit si dhe kreun e Bashkisë për punën e kryer gjatë një viti. Pastaj dy drejtuesit e dy drejtorive kryesore asaj të Ardhurave dhe planifikimit , si dhe ai buxhetit kanë folur për rëndësin e kësaj degjese.Ndërsa Kryetari I bashkisë ToninMarinaj ka bërë një rezume të shkurtër të investimeve të kryera në Njësinë Administrative Gruemirë.Në mes të atyre që e morën fjalën për të diskutuar , por edhe kerkuar në ëmër të komunitetit mund të veçojmë z, Nikollë Butinaj i cili u shpreh: Mbase jreni mësuar që unë të falënderojë për punën e mirë që këni bërë , por sot vlersoj që është dita të bëj disa kritika , kryesisht për problematikat në Gril. Kështu duhet cekur fakti u tha nga folësi se për tetë (8) vite mjaft keni punuar në Gril 100 metër asfalt i shtruar.Po kështu edhe të tjerë , krahas traditës për të falënderuar kanë kërkuar më shumë rrugë , më shumë kanalizime , më shumë investime në qëndra shëndetësore e të tjera të kësaj natyre. Kësisoj edhe dëgjesa publike në Gruemirë ka përfunduar, mbase duke e konsideruar me sukses nga vetë organizatoret.
DREJTORIA E TE ARDHURAVE