Natyrisht që është positive ndertimi I shkollave të reja kudo , dhe për më tepër edhe në M.Madhe. Kësisojë dhe prania e Ministres së Shtetit për Parlamentin znj. Elisa Spiropali vlersohet me nota positive, si një mbështetje ndaj BashkisëM.Madhe ,kryetarit Tonin Marinaj. Ajo që bie në sy është fakti përse kjo vizit “blic’ tek shkolla e Grizhes e cila duket se ka ëndë shumë punë për t’u inaguruar, pikrisht tani në prage të festave të fundvitit? Gjithësesi ja info: Gruemirë, Malësi e Madhe – Me Toninin inspektuam punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Muhamet Hasmuja”, një ndër shumë kantierë të tjerë që po vijojnë punën për optimizimin e infrastrukturës arsimore në çdo zonë të qarkut.Ky investim i domosdoshëm që po kryhet falë bashkëpunimit të bashkisë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, do të përmirësojë kushtet e mësimdhënies të kësaj shkolle që iu shërben rreth 200 nxënësve, duke e kthyer përfundimisht në një hapësirë të standardit bashkëkohor.