Gjykata e Tiranës ka pranuar ndryshimet në strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që Ilir Meta tashmë e quan Partia e Lirisë.Sipas “Report Tv”, gjykata ka regjistruar ndryshimet, duke njohur Metën si kreun e PL-së.LSI sot njihet zyrtarisht dhe ligjërisht si Partia e Lirisë, ndryshime të cilat i janë përcjell edhe KQZ si subjekt i interesuar.Rikujtojmë se Ilir Meta, iu rikthye partisë së tij “të vjetër” vetëm një ditë pasi la postin e presidentit. Ai mbajti konventën kombëtare të LSI-së ku ai vendosi që kjo parti të marrë emrin Partia e Lirisë.Ka pasur dy ndryshime në statutin e LSI-së, ku e para ishte e drejta që LSI-ja i dha vetes për të ndryshuar emrin, vulën dhe simbolet e partisë./