GJAKU

0
(Tregim) nga Prelë Milani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Zog Sadrisë si belaxhi, shtiakeq e gojë lig ia lëshonte rrugën gjithkush . Në një festë logu futi në ngatërrese ty djem te ri pa vu hala brisk në faqe. I tha njanit që ishte ma i cektë e gjaknxehtë t’u ka livdue tjetri se t ‘kam rrahë, ndërkohë që ata as nuk ishin pa sa nuk kishin ndërrue as një fjalë bashkë. Mos bre ! Mos i fut keq djelmoshat i- tha Sul Kadria -Janë të rijë dhe le të kruajnë pak brirët thumboj me ironi Zogu- Kjo lojë mund të shkojë në shkrehje armësh.-Armët për trima janë përndryshe te mbajnë kiza e shkojnë më korrë – Shazotën kjo e shtime nuk t’ ka ma hije se me heqë tirqit ia- ktheu Sula dhe me autoritetin e vet i ndau të rinjtë pa shkue në t’keq. Sula fiku një zjarr, por e zu sherri me Zog dreqin i cili si cokatun – i tha ç’ka pate më tirqit e mijë?!- Nga ngallitja jote qe tue plasë sherri mor Zog. -A e po përsëritë edhe një herë ç’ka fole.- Nuk të shava por të thash e po të them. Se gërgama s’ të pat hije ma fort s’më heqë tirqit e me dalë me hallate jashtë -Tirqit nuk i heqi nder burra! Me kënë nevoja para Sofiejs tande i heq pa përtesë .- Zog shih arrën tande se te del punë sa të duash.- Paj veç Sofia din mirë me lidhë e më zgjidhë -Zog mbaje atë shkarpë se gruaja ime ka punë tjera te shtëpia e vet -Mana drue se nuk t’i kallëzon ty të gjitha erzet që ban… Kush flet kështu faqe burrave nuk ka as erz as fytyrë. Fytyra jote nuk bien ma poshtë as me derdhë ujë mbi ta gjitha gratë e Gjakovës. -Kujt i flet ashtu more qen, birë qeni;- bërtiti Zogu? Dhe pa një pa dy iu hodh e kapi për gjoksi dhe i dha të një shtyme tue shkapetë për gardh të livadhit. – Boll mirë më shkunde si manin në log:- ia ktheue Sula. Të shkundi e të dërmoj po fole gjysmë fjalë me mua. Ik shko tash se shëndoshë Sofia! – Qebesa i shkundun s’po mund shkoj veç ma jep pak afat sa mbërthej pullat e jelekut që mi shqepe! … Një krisëm koburje i dha fund atij dialogu tragjik. Sulë Kadria e lau marren me plumb. Zog Sadria ashtu si uthulla e fortë varu vetin. Sula qiti për dy gisht fytyrë, por ra në gjak dhe gjaku lahet vetëm me gjak…. Hynë burrat e fisit dhe nxorën besën njëzet e katërorëshe. Sipas zakonit Sula shkoi dhe mori pjesë në varrim . Fytyrat e tij e trishtuar ngjante asaj dite brymore të fillim nëntorit. Britmat e çjerra të gjamatarëve oshtin si bubullimat shishkarkuese i jepnin gjithë tonalitetin spartan tragjedisë. Kulla dy bojë e zymtë me frengji e të vrarit i dukej se peshonte e gjitha mbi shpatulla dhe po i zinte frymën. Ka drejtë kulla të shembet mbi mua! Unë sot e kam lanë pa kulm. I shtrembër e i lig qe por ishte kulmi i kësaj shpie . Po kështu janë gatua zakonet dhe nderi ynë kryelartë. S’ më la derë as dritare t’i largohesha marres. Më preku bash në dellin që nxjerrë gjak të zi. Disa njerëz janë ma të këqij se bishat e pyllit dhe ma të zi se dreqat e ferrit… Zeneli vëllavoglit i tij asht djalë me norma trim dhe fjalë pak që nuk ja ka luajt gjakun e fytyrës askujt. Sula e dinte se tue kënë dorasi fantazma e tmerrshme e Hamletit do hakmerrej ndaj tij…. Me pleqnarë e dashamirë të dy fiseve nxori një bese 10 javshe .Dimri kaloi i mërzitshëm dhe plot furtuna. Erdhi pranvera dhe pa pritë për kurrfarë ndërmjetësi Zenel Sadria i çoi fjalë, dil, mbill e prashiti bereqetet -Boll nevojë kisha për ketë besë që të mos i lija arat djerr. Por kjo besë nuk më gëzon. Kur gjakësi të jep besë të gjatë prite shpejt plumbin e tij arsyetonte vete me vete Sula. Gjakësit ishin shpi e fortë dhe pushka u kish pas fat gjithmonë. Të numërosh ditët që të kanë mbetun tue thanë kjo asht dita e fundit nuk ka gja ma të randë . Kështu ka mbet prej shekujsh po vrave dije se do vritesh. Detyrim përcaktim tragjik i pranuar si e keqja ma vogël se përndryshe Zog Sokolat nuk do lenin gja pa ba. Këmisha e palme e Zogut varur te ballaniku i odës së gjumit ishte treguesi ma i qartë se Zeneli ishte me pushkë në faqe për të marrë gjakun . Sula si gjë e vjetër nuk binte lehtë në kurth. Vera kaloi e shkurtër, edhe moti i parë madje dhe i dyti. Por gjakmarrjelogjia nuk njeh plakje . Zogu nuk ishte nga ata dai që meritonte shpagim të shpejtë, prandaj ndoshta Zoti po pengonte Zenelin në misionin e detyruar . Shpia e Sulës deri dje plot gjallnim ekonomik mori të teposhtën. Veç Sofia e me dy vajzat e pa bame krah pune nuk kishin forcë më mbajt peshën e jetese së dikurshme. Tue ndejë gjatë në mbretërinë e ngujimit Sula nuk kishte as një dëshirë, as nuk mund të bante as një punë . Ai thoshte e vetmja gja e dobishme për këtë kullë asht vdekja ime. As kush nuk i bahet tabelë qitje gjakësit, por burri nuk ka si futet si urithi nan dhe tue pa fëmijën se po vdesin urie…. At sene të thatë koteci mbeti bosh pa kokërr bereqeti të ri as te vjetër- Shazotën nuk kam derman pa dal prej rrethimit. Në paça fat po ua çoj një zhabë miell fëmijëve, po nuk e pata pasnesër do të jenë të lirë ta fitojnë vet bukën e gojës. Sula ishte rreth të pesëdhjetave me flokë të thinjur po ashtu edhe mustaqet që shkonin deri te veshët. Një palë vetulla te trasha ku poshtë strehes së tyre shkëlqenin dy si xhixha, fytyrën e gjatë, dhe mjekrën si sqep shqiponje tregonin maturi r guxim. Qysh kur ra në gjak nuk kish dalë prej ngujimit…. Ishte ditë pazari e mes vjeshtes kur u nis prej Molliqit të Rekës për në shehër të Gjakovës. Dita kishte çelë syrin e bukur. Aty këtu grifshat endeshin plot hare mbi degët e pemëve. Gjethet kishin marrë pigmentin e ylberit kurse era i shtynte te fërshferinin lehtë si fustani i ndezur vajzërore. Në mes kësaj qetësie të lumnueshme, udhëtonte një qenie njerëzore me mendje e zemër të trishtueshme . Ecte e ecte me shikim përpara. Më shumë se fqinjësia me pritën e gjakësit e shqetësonte buka e fëmijëve. Nga kjo zhabë që kishte lidhë në maje të konopit e hell pas shpine varej ekzistenca e tyre. Vet kish dalë më dekë pa besë pa ndore. Sa prindër në xhungël dalin për të ushqyer te vegjlit dhe nuk kthehen ma kurrë. Ma e egër asht xhungla njerëzore se mbretëria e kafshëve! Do të eci deri në fund çarshisë përgjatë kësaj rruge qe më ka mbet thoshte me vete shtegtari hallmadh atë ditë kristalore vjeshte… Në pazar bleu millin mbushi zhaben e larecës me 50 oke dhe pa u ndalë askund u nis për në shpi. Edhe gjatë kthimit mendja i shpërqendrohej sa andej këndej. Pas çdo guri, pas çdo plisi apo kthese vdekja e maskuar e kërcënonte. Ecte shtegtari ngarkuar me gjahun e bekuar. I dridhej zemra se si fëmijët i kish pa tue kja kur u çua i lodhur prej gjumit. Mos kjani u pastë baba se qebesa qetash po nisëm për shehër. Mos kjani se ka me pru baba miell kallamoqi të bardhe e simite Gjakove. I puthi dhe me pikëllim u nis të përmbushte e detyrën prindërore … Atje ku rruga linte pyllin e dushkanjës për me u drejtue në maje te Kodrës së gjetheve prej hijesines së errët të pemëve doli një njeri. A thua do të jetë gjakësi mendoi shtegtari me vete me vete?!…Zenel Sadria ia drejtoi pushkën dhe;- tha tash kah po ja mban?! Gjitha anderrat iu shemben para syve. Sula lëshoi miellin prej supi në tokë dhe i ;tha gjakësit flakë për flakë.- Ani bre më vra se ke të drejtë. Më vra e më liro nga kjo peshe e tmerrshme sa Bjeshkët e Nemua. Gjakun ta kam borxh, veç një amanet po ta la. Pash Zotin që të ka falë kur të ngrehesh gisht mbi mua , merre ketë koshiq mielli e çojua fëmijëve se nuk kanë grusht e bereqetit as kafshatë bukë në magje dhe ka 24 ore qe nuk kanë shti gja në gojë. Si delli i verës që del e zvaritë retë pas një stuhie të rrëmujshme ashtu edhe gjakësi hoqi gishtin prej gackeqes dhe lëshoi armën për tokë. Zenel Sadria mëshirëplote i qetë dhe vendosur iu afrua, shtrini dorën dhe- tha falë të kjoftë gjaku Sul Kadria !Dil lirshëm se nuk me ke ma borxh, varrë as gjak…. Oh ç’, fisnikëri!…Shqiptaret shpesh vrasin si fëmijë por ndoshta askush si ata nuk falë me kaq burrëri madhështore !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.