Nga: Senad Nikshiqi
Çfare kampionesh e çfare historish! Emra te medhenj qe ngriten ne piedestal Shkodren duke e bere epiqender te sportit shqiptar. Djem kurajoze qe ndertuan me shume sakrifice emrin e tyre ne sport e me pas kontribuan edhe ne fillim vitet ’90 per rrezimin e bishes komuniste. Tonin Dema ose Nini i Thokes siç e njohin te gjithe festoi 65 vjetorin e lindjes, nje feste me emra te jashtezakonshem te sportit qe nga Eljaz Ahmeti, Dede Bregu, Eljaz Guri, Paulin Sterkaj por edhe te sporteve te tjera deri tek kampioni i madh
Jetmir Kuçi. Tonini nje sportist i mundjes se lire ka nje profil te veçante ndersa historia e jetes se tij eshte e denje edhe per nje film qe nga jeta ne sport, organizator ne tentativen per rrezimin e bustit te Stalinit, perbuzja e tij ndaj demokracise se rreme qe erdhi me pas e deri tek emigrimi ne Itali ne vitin 1997 qe nuk iu nda deri ne ditet e sotme sepse vendi i tij nuk i dha kurre vendin qe meriton veç disa fletushkave nderuese qe perveç dinjitetit nuk vlejne per asgje tjeter. Keto emra te medhenj jane korifejte qe nder vite ndertuan Vllaznine e madhe, skuadren më me histori, ekipi me i perndjekur i diktatures, ekipi me i vjedhur qe asnjehere nuk e uli koken por prodhoi kete histori gjigande e keto emra qe nder breza na bejme te krenohemi. Po sot? Nje shkaterrim 30 vjeçar aq sa edhe dy kampionet e medhenj Erkand Qerimaj e Izmir Smalaj moren “arratine” ne kryeqytet ashtu siç me dhjetra talente e lane ne mes sportin se askush nuk i dha as nje koje buke. Mundja dhe peshengritja thuajse jane shkaterruar ndersa drejt asaj rruge eshte boksi dhe shume sporte te tjera qe ishin nje pjate e arte e Shkodres. Shkaterrim qe vazhdon e qe ne nuk na ben me pershtypje edhe pse po rreshqet nje pjese kryesore e zemres shkodrane. Toninit i uroj edhe 100 vite jete dhe shume fat e lumturi ne familjen e tij. Ishte nje dreke e jashtezakonshme ku jo çdokush ka fatin me ato emra qe ishin benjaminet e baballareve tane, me emrat e te cileve u rritem duke degjuar historite e tyre ne çdo rrugice te Shkodres e me gjere deri me perballjet me kampion e nenkampion boteror e shumeçka tjeter. Pak kane mbetur gjalle dhe jemi me fat qe i kemi por yje te tille nuk vdesin kurre. Ata jane historia! Sa krenar! Edhe 100 Tonçe!