Nga Musa Kurtulaj 

-Shenimi ynë Redaksia;Këta 10 kandidatët për 5 kryetarët e e 5 Bashkive të Qarkut Shkodër , duket se i kanë lënë në „sirtare“ programet , dhe projektet e tyre . Këta realisht janë në kërkim të formulës së shpikjës së rrotës.Ndaj dhe sillën rrotull rrugëve të qyteteve dhe fshatrave, duke treguar dashurinë për qytetarët, me puthje , shtërngime duarsh, si dhe duke ngrën iftare më besmitarët musliman. Ja pra shikojeni të nderuar lexues sa të „zhvilluar“ i kemi kandidatët!Të gjithë në kërkim të „shpikjes“ së rrotës, , së gozhdës, së Konopit( litarit), në fakt këtë Liitarin ia kanë vënë në fyt popullit me kohë.––
Në kushtet e Shqipërisë, fushata elektorale që po zhvillohet në Tiranë, duhet të jetë modeli i zhvillimit të fushates edhe në bashkitë e tjera ! Në Tiranë fushata ka ritem, ka ballafaqim qëndrimesh dhe alternativash, ka prezantime të ideve në projekte, ka edhe vizione !
Nga 5 kandidatë që ka Tirana për kryetar bashkie, 4 prej tyre i kanë prezantuar ide-projektet e tyre per Tiranën dhe po debatoheh . Po kështu edhe ekipet e tyre janë në aktivitet në dy linja, edhe në anën administrative – teknike, edhe në anën politike ! Pra, me pak fjalë, nuk është e nevojshme të “shpiket rrota”, mjafton Tirana pikë referimi si organizohet dhe zhvillohet fushata elektoral ! Ate që ka deshirë ta dëgjojë qytetari i Tiranës per Tiranën, ka deshirë ta dëgjojë secili qyetar i këtij vëndi edhe në 60 bashkitë e tjera ! Mos e harroni këte o “strategë” të fushatave elektorale !
