Nga Luigj Camaj
Vemendjen na e tërhoqi vetë oronimi dhe toponimi Besac, gjegjësisht restoranti ekskluziv që ndodhet brenda hapësirës së kalasë me të njejtin emër.
Për ktë qëllim u drejtuam drejt destinacinit me qëllim që të mësojmë diçka më shumë për ktë monument kulture.
Fortifikata Besac ndodhet në brigjet veriperendimore të liqenit të Shkodrës, pran qytezës Virpazar. Shtrihet mbi një kodrinë me emrin Besac me lartësi mbi nivelin e detit prej 101m. Fortifikata në fjalë ndodhet në anën e majtë të rrugës automobilistike dhe hekurudhore Podgoricë – Tivar. Fortifikata Besac i takon Komunës së Tivarit.
Ajo çfarë na e tërhoqi vemendjen ishte vetë emërtimi i cili na tingëlloi shqip dhe ashtu doli. Oronimi Besac rrjedh nga fjala shwpe “BESA” që gjatë përdorimit e fitoi edhe shkronjën “C”, ashtu siç quhet aktualisht. Pse kjo kodër quhej BESA? Mendimi subjektiv imi është (edhepse nuk jam albanolog apo linguist) po e marr guximin të them se sigurisht në ktë kodrinë mbi Liqenin e Labeatëve (sot i Shkodrës) do ketë qenë ndonjë vend kulti, logu apo vend në të cilin bashkoheshin burrat dhe pleqnonin hallet e jetës, të mirat apo të vështirat, diskutonin për miqrë apo armiqtë ose apo pajtonin gjaqet…. Vend ku sigurisht jepej fjala apo BESA, për çfarë njiheshin të parët tanë por edhe ne sot.
Kjo është një dëshmi e gjallë se trojet e këtyre anëve banoheshin me shekuj me shqipëtarë, sigurisht edhe deri vonë. Kjo është arsyeja pse mbijetoi ky oronim.
Fortifikata Besac ndodhet pak më poshtë se kota Besac (101mlm), ajo shtrihet mes izohypsave 40 dhe 50m me drejtim të shtrirjes sikurë edhe antiklinali Besac gjegjësisht veriperendim-juglindje, me sipërfaqe prej 0.12 ha.
Fortifikata Besac i takon kategorisë së tretë si monument me arkitekturë fortifikuese, i mbrojtur me ligjë me Vendimin 1217 i vitit 1957. Me rraportin e Komisionit për konstatimin e gjendjes nga viti 2004 llogaritet si monument i trashigimisë së patundëshme.
Ka mendime të ndryshme mbi periudhën e ndërtimit të fortifikatës Besac. Disa nga burimet thonë se fortifikatën Besac e ngritën turqit me rënien e Zetës së Poshtme nën turqit në vitin 1478.
Megjithatë për shkak të pozitës strategjikë të mirë nuk përjashtohet ekzistimi i kësajë fortifikate edhe në kohët më të lashta.
Ktë e dëshmon edhe vetë emërtimi BESA, a nuk është logjoke, a thua se turqit e pagëzuan me emër shqip fortifikatën të cilën e ndërtuan ata vetë, normaslisht se jo. Pra të mendojmë shkurt e shqip, fortifikata u ngrit në vendin e kuvendit të burrave ku e jepnin BESËN të cilën edhe e mbanin nga dhe sigurisht u rrezistonin armiqeve të ngjyrave të ndryshme.
Fortifikata Besac ne vitin 2020 është dhënë nga ana e Qeverisë së Markoviqit në koncesion për 30.000€ për 30 vjet (1.000€ viti) edhepse për rivitalizimin e sajë janë shpenzuar rreth 900.000€ nga Buxheti i Ministrisë së Kulturës, BE dhe Banka Botërore.
Fortifikata Besac shpreh “derën hyrëse” në Parkun Konëtar Liqeni i Shkodrës në kuadët të cilit është mirë i integruar.
Segmente të fortifikatës Besac janë: Muzeu i vënave nga baseni i Liqenit të Shkodrës, tarraca “Pelikani” si pika më e lartë e firtifikatës, dy pikvëzhgime ( Occulus North dhe Occulus Sud”, Forumi “Cermeniza” në pjesën qendrore, objekti “Casteneis” i cili i kushtohet gështenjës në afërsi (Krajë), restoranti nëtë hapur në oborret e Fortifikatës…..
Në vazhdim mund ti shikoni disa foto si ilustrim.
Ja vlen të vizitohet jo për luks por si pjesë e historisë dhe trashigimisë tonë!