Teuta Osmani
– Dy poezi sonte nga Amerika vijnë për lexuesin e revistës “Fjala” nga poetja e talentuar Teuta Osmani .Gjithënjë poezit e sajë janë, si një shi i rrëmbyeshëm që “lagun” kaçurrelat e njenjave njerzore.-
Shiu…!
Një shi i rrëmbyer nisi të bjerë
Ndërkohë që isha në pritje, në Diell
Duke krehur flokët mes gishtave në erë
Më lagu, më bëri qull derisa u futa në derë!
Një shi i rrëmbyeshëm më zuri befas
Si një tradhëtar që udhëve të pret
Mes Diellit rreze isha duke shijuar
Të nxehtët dhe ndriçimin në sy, e në dell!
Një shi i rrëmbyeshëm më lagu qull
Sa u bëra gati të bëja me Diellin fotografi
U nxi, vranët çdo gjë mbi vetull e sy
Sikur të ish një prit a kurth e të qënit perri!
Një shi i rrëmbyeshëm më prishi bukurinë
Flokët nga kaçurrela m’i bëri të shtrirë
U ngjaja hijeve si pa asnjë dritë në trup
Sikur të isha një e ve, e që mbante zi!
Një shi i rrëmbyeshëm më rrëmbeu freskinë
Ngjyrat e stinës m’i ktheu në sytë, në gri
S’u besoja syve , e pse kaq papritur
Sikur të ngjall të humburin edhe frikën!
Një shi i rrëmbyeshëm nisi të bjetë
Ndërkohë që isha në pritje në Diell
Duke krehur flokët mes gishtave në erë
Më lagu, më blri qull derisa u futa në detë!
Njeriun!
Si mund të të kuptoja ndryshe pa të të ndjerë
Pa t’u afruar në mendime e n’sysh me ndjenjë?
Si mund të më bëje përvete pa m’u afruar
E si mund t’mos më dhimbseshe pa m’u ngjasuar?!
Si mund të të dashuroja pa të të parë thellë
Mes dritës së Diellit që vjen aromë e thekër”
Si mund të të mos ndiqja në çdo hap tëndin
E si mund të mos arrija në ty përmes mendimit?
Jam në çdo kohë me ty brenda meje
Edhe kur kohët çelin e kur zbehen
E mesditës marr rrezet e Diellit
E mesnate shijoj ëndrrat prej hënës!
Si mund të braktis unë vetveten
Ku Ajo më gjëmon si pas vetes
Si vet i dytë mes mendimit e jetës
Se jam një mes dy pjesësh, në ditënetët
E kam të qartë kur koha kthehet
Nga kohë e kaltër në të vranët
Ashtu sikurse nuk shkon me ëndrrën
Tek e gjitha, nuk është një lojë e thënë!
E kam të qartë mendimin dhe erën
Kur shoh se s’ka kufinj apo dhe derë
I lëmë të lirë të fryjnë nga erdhën
E ne prapë e dimë se kujt ja dimë vlerën!
Nuk është aspak zotësia mes mendimit
As forca e fjalës apo forca mundimit
Në këtë botë ku luhet mashtrimi për njeriun
Në këtë botë bien vet pre ata të qylit!
Ashtu siç besojmë në Zot gjithmonë
E Zoti është që po na tejçon
Në lartësinë në emër e në titull
Që jo gjithkush e ka në ballë “Njeriun”
Teuta Osmani
Amerikë. 30.08.2022