Kujtesë për realizuesit dhe projektuesit e projekteve të kësaj natyre ,. Fjala e lirë , për media të lirë kerkon aktoret real , dhe jo fiktiv… Pra median dhe jo …pushtetin …
Thirrje për anëtarësim: Koalicioni “Bashkë për Fjalën e Lirë”
Liria e shprehjes dhe e drejta për informim janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, që sigurojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë.Roli i medias është thelbësor e i patjetërsueshëm në mbrojtjen dhe realizimin e këtyre të drejtave.Në këtë kuadër Qendra Europiane, Shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias shpallin thirrjen për anëtarësim në Koalicionin “Bashkë për Fjalën e Lirë” në qarkun e Shkodrës.Ky Koalicion ka qëllim të mbështesë pavarësinë dhe profesionalizmin e mediave vendore dhe fjalës së lirë, duke angazhuar:
- Gazetarë;
- Organizata jofitimprurëse;
- Aktivistë të vijës së parë;
- Të rinj aktiv në fushën e demokracisë dhe të drejtave.Koalicioni do të advokojë mbi pavarsinë e medias, pluralizmin, barazinë gjinore dhe garantimin e lirisë së shprehjes. Ky koalicion do të jetë një bashkim vullnetar aktivistësh, organizatash jofitimprurëse dhe/ose rrjetesh, me anëtarësi apo pa anëtarësi, i cili do të konsistojë në një grupim të lirë të llojit të forumit qytetar, që nuk ndjek qëllime fitimi dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Anëtarët e tij funksionojnë si njësi të pavarura, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet në fuqi.Për këtë, ne shpallim thirrjen për anëtarë nga qarku i Shkodrës me veprimtari të spikatur në fusha që përputhen me qëllimin e Koalicionit, të cilët mund të japin kontributin e tyre në realizimin e këtij misioni duke shprehur interesin me anë të:CV së tyre,
- Një letre interesi ku paraqiten motivet e anëtarësimit.Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
#Koalicioni
#Mediaepavarur
#Demokracivendore
#LevizAlbania
#QendraEuropiane
#GruajatekGruaja
#KeshilliShqiptariMedias