JAK RROZHANI
Është bërë traditë të festohet në qytetin e Lezhës, Festa e Shegës , e cila prej vitesh është e pranishme dhe argëtuese për qytetarët lezhjanë të çdo moshe . Një organizim i mirë e një feste të bukur dhe të këndshme nga Bashkia Lezhë, Pallati i Kulturës i qytetit të Lezhës dhe Drejtoria e Turizmit dhe e Kulturës pranë Bashkisë Lezhë. Festa e Shegës, u organizua para Memorialit të Vendvarrimit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, mes gjelbërimit,kohës së bukur e me diell,duke bërë që kjo ditë, të ishte një festë e bukur dhe argëtimi për gjthë të pranishmit e shumtë, nën tingujt e këngëve ,valleve ,pranisë së kostumeve kombëtare shumëngyrëshe, gërshetuar me panairin me Shegën si simbol i dashurisë ,i bashkimit dhe i kënaqësisë, që jep shija e saj , si dhe produkteve të tjera agro- ushqimore, kostume tradicionale sipas zonave etnografike të Lezhës, objekte zbukurimi etj . një simbiozë e bukur dhe e këndshme për të gjithë pjesëmarrësit ,që festuan së bashku dhe u argëtuan nën tingujt e muzikës e duke vizituar produktet dhe objektet e paraqitura në këtë panair, ku kryefjalë ishte shega .