FESTA E GESHTENJES NE SHLLAK

0
Nga Kozeta Bruçi    Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Per te 3-in vit rradhaz, u organizua ne Shllak, festa e geshtenjave. Banore te zones, por dhe mjaft vizitore te ardhur nga Shkodra, Dukagjini, Malesia e Madhe, Gjakova etj., u bene pjese e nje feste popullore, e cila nisi 3 vite me pare. Iniciator i saj ka qene operatori Mark Gjeka, i cili po e promovon parreshtur ne rrjetet sociale dhe media kete krahine, nxitur nga nje dashuri e madhe per vendlindjen e tij. E nismen e Markut e kane mbeshtetur banoret e zones, te cilet edhe kete vit jane organizuar sebashku dhe kane realizuar nje feste mjaft te bukur, ndihmuar nga famullitari dom Marjan Gjinesha me grupin e skautiateve, te rinjte e zones.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shllaku ka 333 ha geshtenja te shtrira ne nje siperfaqe 129.32 km katror ne gjithe njesine. Geshtenjat jane shekullore dhe te mbira ne menyre natyrale dhe vetem 10 ha nga dora e njeriut.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, pemë dhe ambiente të jashtme Prandaj Shllaku e meriton nje feste te tille, dhe qellimi i saj eshte terheqja e vemendjes nga kjo zone qe po braktiset si nga pushteti vendor ashtu edhe banoret, te cilet ne mungese te kushteve per jetese, kane emigruar per nje jete me te mire. Pasurite e medha te ketij vendi, nese do shfrytezoheshin jo vetem do i sillnin banoret ketu, por do iu siguronin atyre dhe mireqenie ekonomike.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Dhe ne sheshin prane kishes, ne ajrin e paster dhe diellin qe shkelqente, festimeve u parapriu programi artistik  Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe njerëz në këmbë
Fillimisht fjalet e rastit: famullitari dom Marjan Gjinesha, n/kr i Shoq. Atdh. Dukagjini z. Prele Milani, pergj. Njes. Adm. Shllak z. Kristjan Ndoja, n/kr Bashkise Vau Dejes z. Kristjan Shkreli, etj.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, kamerë dhe ambiente të jashtme
Nje minute heshtje u mbajt per humbjen e parakohshme te ishkryetarit te kesaj njesie z. Bardhok Zhuri, i cili sapo u nda papritur nga jeta, por puna e tij e mire do te kujtohet gjithmone me respekt.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Nje vleresim i veçante u be per mesuesin Ndoc Prendushi i cili ka sherbyer per 40 vite ne Shllak. Me tej programi vijoi me interpretimet e mrekullueshme te kengetareve:Mund të jetë një imazh i mal, natyra, qiell dhe pemë Fran Kodra, Ndue Shytani, Sokol Gjoni, Viola Shqau, Gezim Zefi, Mark Vata dhe Niko Mhilli. Atmosferen do e zbukuronin akoma me shume valletaret e famullise se Shllakut me vallet e tyre te realizuara aq mire. Me tej famullitari dom Marjani ka ftuar miqte e ardhur ne feste te shijonin gatimet tradicionale te zones, e sidomos geshtenjat. Keshtu banoret kane treguar edhe njehere bujarine e madhe qe i karakterizon.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, dirndl dhe ambiente të jashtme
Nje permbledhje te aktivitetit qe u organizua gjate Festes se Geshtenjes ne Shllak, ju do te keni mundesine ta ndiqni se shpejti ne emisionin “Arome Shkodre” te Tv1 Channel. Falenderoj per bashkepunimin dhe realizimin e pamjeve operatorin Mark Gjeka.
Gezuar dhe festa paçim gjithmone.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.