Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi tani do të jetë më i lehtë për t’u dalluar, qoftë edhe natën. Këtë e thotë Ministria e Mbrojtjes, e cila thotë se në bashkpunim me palën e Malit të Zi, Helikopterët e Forcës Ajrore, lëshuan 6 bova të reja në liqenin e Shkodrës.
Ata që ishin më herët ishin dëmtuar, ndërsa 3 nga 6 bovat janë me sinjal ndriçues për natën.
“Peshkatarët shqiptarë dhe malazez, por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.
Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.