FAKULTETI NË QAFË ME MORI

0
Vebi KURTAJ  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
I vetmuar flas me vedin,
Llogaria s’po me del,
E mbarova fakultetin,
Prapë punoj token me bel.
Shokët me ngelën në klasë,
Kuqi, Murri, Laci, Bali,
Nga që ishin mendje dërrasë,
Mesuesja një notë s’ua fali.
Vitin kurë e përsëritën,
Notën kurrë s’e përmirësuan,
Pastaj shkollën e braktisen,
Veç tri klasë tjetër s’mbaruan.
Fakultet, në qafë me more,
Eh, kjo kohë e çuditshme,
Shokët e mi, me tri fillore,
Drejtojn’ poste t’rëndësishme!!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.