Ezajsa Arapi ( Arben Arapi) eshte sot e ftuara jone ne “Kuvendin me grate e vajzat mirditore”

0
No photo description available.                            Si fillim te bashkebisedimit tone Ezajsa na hiq nje kuriozitet ..
Kush ta ka vene emrin Ezajsa dhe pse ky emer?
Pershendetje teta Marjana! Faleminderit per ftesen surprize qe me beni per te demostruar sa do pak prejardhjen time si shqiptare – mirditore- zajsjane.
Une quhem Ezajsa Arapi, lindur e rritur ne Itali – Udine. Emri im e ka prejardhjen nga vendlindja e babit ZAJS i cili eshte ai qe kishte deshire qe nje pjese te vedlindjes ta percillte ne Itali dhe ne familjen e tij, ndersa mami po me deshiren e babit dhe te motrave te mija e ka modifikuar duke i vendosur shkronjen E-zajs-a meqenese edhe te gjithe kusherinjte e mi te familjes emrat fillojne me shkronjen E siq jane Edvin, Ergi, Euro, Estela dhe Ensa, Edena, qe jane motrat e mija dhe Ezajsa.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone, bambino e spazio al chiuso
Ezajsa interesante historia e emrit tend ne cdo moment te kujton origjinen e familjes tende, kush eshte Ezajsa mund te na e tregosh?
Une kam lindur dhe rritur ne Itali, gjithashtu jam shkolluar ketu me shoqerine dhe kulturen italjane ku familja ime me ka mbeshtetur pa harruar kulturen shqiptare. Gjate rritjes me kane plotesuar te gjitha kerkesat e nje femije duke me derguar ne kurse danze, ne kurse muzike per violonqel, ne kurse teatri, etj. I falenderoj me zemer per gjithcka kane bere per mua dhe per dy motrat e mija.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone
Jam vajza e trete e Arben dhe Roza Arapit kam dy motra Ensa dhe Edena.
Familja jone ka shume vite qe eshte larguar nga Mirdita dhe eshte vendosur ne very te Italise pikerisht ne Udine.
Ezajsa ne faqen Grate Unioni Mirdita kam publikuar dy foto me gjyshet e tuaja, me nenen e babait dhe te mamase tende, cfare lidhje ke patur me gjyshet?Potrebbe essere un contenuto artistico raffigurante 3 persone e spazio al chiuso
Ne familje per fatin tim jemi rritur edhe me gjyshen tone ku kemi shume kujtime te bukura duke na folure per familjen e madhe Arapi, per traditat dhe histori te ndryshme. Per gjyshe Gjelen une isha idhulli i saj nder nipat dhe mbesat edhe per faktin se isha me e vogla edhe sepse mbaja emrin e Zajsit ku i mungonte aq shume sepse kishte kaluar nje jete te tere bashke me gjysh Lleshin. Per fatin e keq timin une nuk e kam jetuar gjyshin sepse ka vdekur para se une te lindja por me kane transmetuar dashurine dhe miresine e nje njeriu te rralle per vlerat e tij per largpamesine per kembenguljen e shkollimit te femijeve e per gjithcka tjeter qe ai mbarte dhe prandaj jam krenare per prejardhjen zajsjane…
Gjithashtu jam krenare edhe per gjyshin nga ana e mamit Mark Pacuku qe e kam jetuar ku edhe nga ai kam shume kujtime te bukura qe nuk do ti harrojme kurre, por fatin e keq edhe ai nuk jeton por jam e bekuar se kemi gjyshen nga ana e mamit nandaja jone e shtrejte qe na jep gjithe dashurine e botes dhe qe e duam shume.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone
Tani te tregoj per familjen time nuk do te kisha mbaruar kurre se foluri. Ato jane idhulli im, jane jeta jone e tre motrave.
Babi im Arben Arapi eshte 100% zajsjan. Atij bashke me mamin Roza ju mungon shume Shqiperia, vendlindja e tyre ku kane punuar e kotribuar per shume vite aty.
Babai juaj Arbeni ka nje pasion te madh per fotografine dhe filmimet e ndryshme e une shpesh nga albumet e tij marr foto per te pasuruar albumin e faqes tone sepse aty kam gjetur foto mjaft interesante si te Mirdites, Zajsit Selites, ea e vazhdon kte pasion ne itali dhe ate pelqen ty fotografia?May be an image of 2 people and people standing
Babi per shume vite ka punuar me telekamer ku ka filmuar evente te ndryshme me shume pasion dhe perkushtim kur une nuk kisha lindur. Punen qe kane bere ne ate kohe ato e kujtojne me shume nostalgji. Tani, bashke me motrat e mija kasetat e shumta qe babi ka ne arkivat e tij me rregistrime pa fund ne i shijojme duke pare jeten e te gjitheve njerze tane, edhe atyre qe une nuk i kam njohur kurre, por duke mi komentuar babi.
Gjithashtu edhe ketu ne Itali nepermjet fotografise babi tregon pasjonin e tij ku aparatin fotografik nuk e harron kurre kudo qe shkojme si ne Shqiperi edhe ne Itali. Pasjonin e artit babi ma ka transmetuar edhe mua sepse siq duket e kemi ne gjak.
Mamaja juaj Roza Paçuku ka qene nje nga infermieret e pediatrise qe mosha ime e mban mend mire per pasionin e saj per sherbimin qe ju ka dhene femijeve te spitalin e Rreshenit, besoj ky profesion i mungon hume Rozes?May be an image of 4 people, people standing and indoor
Po eshte e vertete ,mami im Roza Arapi (Paçuku) ka punuar per shume vite ne spitalin e Rreshenit ne repartin e pediatrise si infermiere ku me tregon se e kishte pasion dhe punonte me shume deshire dhe qe i mungon shume.
Kprofesionin nuk e vazhdon si pune por este nje profesion qe nuk harrohet kurre.
Ne fakt ne kemi qene me fat qe kemi pasur infermiere personale ne familje dhe nje mami speciale duke ndjekur hap pas hapi te gjitha kerkesat dhe pasionet tona.
Kush eshte pasioni i Ezajzes?
Ne cfare raporti je me motrat e tua?
Une tani sapo mbarova vitin e pare ne universitetin Studio Design ne Padova ku pasioni im eshte arti gje qe edhe ne shkolle gjate viteve me kane konstatuar edhe mesuesit por edhe ne familie me kane kuptuar se ishte pasioni i imi dhe me mbeshtesin. Ne jemi tre motra shume te lidhura me njera tjetren. Motra e madhe Ensa ka mbaruar universitetin per Economi e Bisness ne Udine dhe punon ne nje studio komerciale. Motra e dyte Edena ka mbaruar universitetin per Bank dhe Finance dhe punon ne banke, ku ndjehen shume mire me punen qe bejne. Falenderojme familien qe vazhdojne te na mbeshtesin çdo dite dhe çdo second.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Do deshidoja nje pershkrim per familjen Arapi…
Une kam xhaxhi Bertin qe jeton ne Amerike me familien e tij, ku kam qene dhe me kane shetitur ne shume vende atje. I falenderoj shume dhe i dua shume. Kisha edhe xhaxhi Gjonin qe per fat te keq nuk jeton dhe na mungon the gjitheve. Me xhaxhi Gjonin kam shume kujtime ketu ne Udine sepse nga natyra e tij ishte shume i dashur dhe shume shtyse per shkollen, per jeten, per gjithcka. Ai ne Rreshen eshte shume i njohur edhe per profesionin e tij si inginier ndertimi ku shume pallate me Rreshen jane zbatuar nga dora e tij dhe une jam krenare per te, pa harruar teta Tine Arapin nje nga mjeket pediatre ne rreshen e cila eshte gruaja e xhaxhi Gjonit.
Jam shume krenare per familjen time , per dashurine qe me kane percjelle e per respektin qe kjo familje gezon ne shoqeri si ate mirditore po ashtu edhe ne shoqerine italiane.
Ezajsa ti je rritur ne itali dhe normalisht qe je edukuar me nje tjeter mentalitet, por shpesh te shoh se veshjen mirditore e vesh me kenaqesi, dhe bukuria joje perzihet me ngjyrat e bukura te veshjes me te bukur ne bote, nga kush e gezon kte dashuri e dhe e vazhdon traditen?Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e persone in piedi
Edhe pse kam lindur dhe jemi rritur ne Itali kemi ruajtur gjuhen shqipe dhe traditat tona. Shpesh i kam veshur rrobat mirditore edhe per faktin se i kam te punuara me shume dashuri nga gjyshja ime Gjela dhe i ruaj me fanatizem. Per mua, kostumi mirditore nuk krahasohet me asnje kostum kombetar ne bote, dhe besoj qe kush e ka kriuar kete veshje i ka menduar mire ngyrat dhe çdo detaj.
Ne fakt gjyshja ime jetonte ne Udine me ne dhe ajo e mbante veshjen e gruas mirditore ne perditshmerine e saj.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e spazio al chiuso
Ne lidhje me kte fakt une jam rritur sepse e shihja cdo dite, e ndihmoja te visheshe gjyshen e ndihmoja te vite shamine ne koke.
Per gjyshen time e rrobat mirditore ishin te shejta e te bardha si bora.
Mendoj se kte kostum do ta ruaj gjthe jeten si nje kujtim te shtrejte e si simbol i origjines time.
Sa shpesh e vizitoni shqiperine?
Shpesh e vizitojme Shqiperine familiarisht sepse edhe pse eshte e vogel gjeografikisht aty gjejme gjdo gje, detin special, malet e kodrat ma te bukura se kudo, mikpritjen, ushqimet, aty gjej Mirditen e Zajsin tim te mrekullueshem.
Mirdita eshte nje destinacion i cdo njerit nga ne shume i dashur, edhe pse ne nuk jemi rritur aty lidhja eshte e shkurter dhe e ngushte me te.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone
Faleminderit edhe nje here teta Mariana qe me bere te rrefehem publikisht edhe pse ndoshta nuk e kam shume nga natyra, por gjithsesi faleminderit.
Ezajsa edhe per mua ti je nje surprize e bukur nje lule e bukur e zajsit tuaj.
Une te uroj shume suksese ne arsimimin tend dhe kudo ne jete!
Uroj qe pasioni yt te kete objekt bukurite mirditore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.