Kryeministri Edi Rama, në një takim në Lezhë, nuk ngurroi t’i shprehte falënderimin për ndërgjegjësimin e ndjeshmërinë që treguan eksponentë të kampit opozitar, për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino.Rama tha, se solidariteti i treguar dje, duhet të vijojë, e të mos shohim skena me mijëra njerëz në takime.“Një dit pas humbjes dhe të kundërshtarëve që në këtë rast meritojnë një falenderim për ndjeshmërinë e shprehur, edhe pse do të ishte mirë vërtetë, do të ishte shumë mirë që të njëjtën ndershmëri të kishin çdo ditë në këto ditë të jashtëzakonshme, ku e gjithë bota përballet me kërcënimin e vdekjes për njerëzit tanë më të dashur, ku ajo që na takon të bëjmë si njerëz, është të bëjmë atë që na takon. Të bëjmë atë detyrë që na takon, të mos shkelim ligjin, rregullat, të mos shkelim kufirin të njerëzores për politikë dhe për vota, duke i vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimesh absurde, të turpshme, të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës, politika nuk është çështje programesh, nuk është çështje idesh e fjalësh, por cështje karakteri. Karakterin o e ke o se ke, ata nuk e kanë. Për fat të keq karakteri i tyre i dobët që mishërohet tek liershipi i tyre bëhet pasqyrë i kësaj të përditshme të vështirë për shkak të pandemisë dhe duke dhënë shembulli më keq të mundshëm për të gjithë të tjerët. Ndërkohë që e para gjë që ne që marrim përsipër të përfaqësojmë të tjerët të japim një shembull sa më të mirë, sidomos në gjërat e thjeshta dhe ato që quhen gjëra të vogla. Ne e kemi humbur trenin e historisë sepse nuk e kemi zakon t’i detajojmë gjërat e vogla.Kombet e mëdha, vendet e zhvilluara, fitojnë betejën për gjërat e vogla çdo ditë njësoj si bukën që hanë, kjo është një pikë dalluese e madhe, mes atyre që kanë idenë e të ardhmes si pjesë të rrugës së tyre dhe atyre që rrugën e tyre e shikojnë si një mundësi të mirë të kapin ç’të kapin në të tashmen. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, jetojmë në një sistem, më të mirin ndër më të këqijtë dhe nuk i zgjidhim kundërshtarët. Sot kemi bërë një zgjedhje të thjeshtë, të qartë, e që nuk duhet të diskutohet nga askush, po ja që është në diskutim, por ne jemi për të dhënë shembullin tonë. Për të bërë maksimumin që në radhë të parë shëndeti të mos cenohet, që kush merr pjesë në këto takime, në një format të imponuar nga koha të respektojë rregullin. Prandaj jemi në këtë numër të reduktuar, por pavarësisht kësaj, jemi këtu në shumë gjëra për të thënë e për të bërë. Shumë gjëra për të thënë sepse shumë punë janë bërë, janë bërë çdo ditë. Sot shumëkush ku komenton duke pirë kafe, ose i shtrirë në kolltuk në krevat, duke luajtur me “Facebook”, thotë ah të ishin bërë kaq shumë punë gjatë gjithë kohës e jo për fushatë. Punët që janë bërë në Lezhë s’janë bërë sot, e për fushatë. Ne nuk zgjodhëm tërmetin para 15 muajsh për të hyrë në një fushatë zgjedhore, por tërmeti erdhi dhe na gjeti. Plaga e madhe që hapi tërmeti ishte lënia pa një çati në kokë e mijëra familjeve. Dilema e parë ishte që ne të strehonim banorët në kushte dinjitoze”, tha kryeministri./BW