E S E/ ANTON GRISHA BETOHET N`KOHËN & GARON ME TË

0
  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.        Të shkosh në vendbanimin e vjetër në “Don Bosko”, në Tiranë të duket vendi bosh. Aty këndshëm në mëngjes takonim në shkallë, në ashensor, ose në udhëkalimin mes pallateve Anton Grishaj. Më mirë së pari takonim buzëqeshjen e Antonit. Me atë buzëqeshje na ndalonte edhe për një barcolet plot humor dhe shumë fine. Tani aty në imazhin e shoqërisë së tij gjenë buzagazin e tij dhe jehonën e qeshjes së ëmbël e plot dashuri. Në shtëpinë e tij tani gjenë Dritën, bashkëshorten e Antonit dhe Adin djalin që i ka marrë edhe profesionin e Antonit aq human e të lakmuar “ Art Studio Grishaj”
Anton Grisha ngjan me kohën, të cilës i betohet që do ta kap në rrugë të pambarimtë. Antoni lindi me datën 02.03.1963 në fshatin Zagor të Malësisë Madhe. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në fshatin e lindjes, aty në Bajzë. Arsimin e lartë e kreu në Institutin Bujqësor Kamëz Tiranë, për agronomi. Këto studime i përfundoi në vitin 1989. Punoi Drejtor i Pallatit Kulturës Malësi e Madhe, njëheri vazhdoi pa shkëputje nga puna fakultetin Gjuhë dhe Letersi në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ në Shkodër.May be an image of 1 person
Korrespondent i shumë gazetave të shkruara dhe elektronike, botues librash me poezi “Vështroj nga dritarja e asaj nate” 1993, “ Iku Atje, Shihemi” 1995, “Amaneti i Palënë” 2016. Ka botuar shumë libra dhe poezi në revista të ndryshme. Autor filmash dokumentar që kanë marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Telekronist i TVSH për Malësinë e Madhe në fillim të 1990-ës, shkrimtar, fitues i shumë çmimeve prestigjoze kombëtare e ndërkombëtare.
Kontributi i tij ishte shumëdimensional si gazetar televiziv, kineast, apo si producent i filmave artistikë.Në galerinë e “Grishaj Film Produksion” kanë marrë bekimin e shpirtit krijues të Anton Grishaj filmat artistik : “Letra fatale”, “Pleqtë e hashashit” si dhe filmi vizatimor “Koha e dashurisë së akrepave”, pa harruar produksionin e 37 dokumentarëve televizivë, 21 filmave dokumentarë, si bashkëpunim me Fondin shqiptar të Zhvillimit, si dhe 6 serive të telenovelës “Familja”, një bashkëpunim me RTSH, janë dëshmia më autentike e një producenti tejet të suksesshëm.
Por një vepër të përfaqësuar me një larmi komponentësh ideor dhe artistik, etik dhe teknik janë dokumentarët ku duket se Antoni dha kaq shumë nga vetja, aq sa ato janë një vetvete e tij e shprehur përmes gjithë asaj game dhe gjithë atij ofrimi. Këtë kontribut të Grishajt e përbëjnë dokumentarët, “Ditëlindja e të ngujuarit”, “Një gur në vendin e tij”, “Aleksandri i Madh i shqiptarëve”, “Lidhëset e këpucëve”, “Beratinus”, “Prej dritës në dritë”, “Shpresa e të ringjallurve”, “Malësia e Madhe, doke dhe zakone”, “Shkrelasit”, “Denjësisht shqiptar”. Dhe vijon kjo kolonë krijuese e filmit dokumentar e Anton Grishaj me “Pyjet, pasuri e madhe kombëtare”, “Parku i Dajtit”, “Dy veleshtat”, “Zjarmi i votrës së nezun”, “Klithma e shqiponjës”, “Ata ishin shqiptarë”, “Vlera e rrallë e një qyteti”, “Homerët e filmit Ballkanik”, “Aromë përjetësie”, “Gjithmonë mes nesh”, “Parku kombëtar i Qafë-Shtamës”, “Zona e mbrojtur Kuterman”. E gjitha kjo është një vepër sa voluminoze, aq dhe cilësore. “ Kam parë vetëtimat …Tek skuqnin, e shqyenin qiellin, s’jam trembur”. Antoni nuk është trembur as në fëmijërinë e tij,kur rrufetë digjnin malet, nuk është trembur, kur veteëtimat digjnin tokën, ai nuk u tremb, por iu përmbajt betimit ta kapin kohën.
Për nder e respekt të këtij njeriu arti dhe pinjoll i familjeve më me zë në trevën e Malësisë Madhe “Nderi i Kombit” është mbajtë mbrëmje përkujtimore, ose Akademi përkujtimore për Anton Grishaj “Këtë Kafe me Antonin”. Këtu ligjëruan dhe nxorën në pah gjithë aktivitetin e tij artistik dhe më gjërë.
Në Malësinë e Madhe “Nderi i Kombit” ka njeriu çka flet, aty mundesh të flasësh me orë dhe ditë të tëra dhe nuk mbarohen fjalët, nuk të mbarohet libri në të shkruar, por mbarohet boja, … letra, durimi kalitet, ndjeshmëria dhe mirënjohja, respekti dhe dashuria të rritet për këta njerëz që dinë vetëm të nderojnë dhe të flasin për mikun, shtëpinë dhe Zotin. Në këtë aspekt të jetës ne na del detyrë të mendojmë. A është aq e vlefshme dhe aq e qendrueshme filozofia e traditës në këtë trevë në përgjithësi dhe në familjen e Zef Lucës së Grishës në veçanti?
E thamë më lart që Anton Grishaj iu betue kohës se do ta kapin në rrugëtimin e saj të pambarim dhe kështu ndodhi. Në historinë familjare të subjektit tim të këtij shkrimi ishte gjyshi i tij me shumë za. Edhe sot e kësaj ditë thuhet në ato anë nuk jemi shtëpia e Zef Lucës që pinë verë në vend të ujit. Aq marrëdhënie ka patur me bujarinë, më traditën dhe zanin, me pasurinë dhe fjalën e burrit. Gjyshi i tij u njoh rrotull malësive dhe tregjeve të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por Antoni, nipi u njoh në kanalet më me emër të televizorve më të mëdhenj të botës dhe brenda Shqipërisë. Në këto vende, jo vetëm u njoh, por u nderua dhe mbeti pjesë e karrierës së këtyre mediave prestigjoze. Kështu Antoni e kapi kohën dhe e vendosi pas vetes.
Anton Grishaj krahas gjithë kësaj pune dhe lufte e hëngri me dhëmbë kohën dhe u bë pjesë e lëvizjeve të mëdha të viteve 1990. Jo vetëm aktor e regjizor i kohës, por edhe protagonist i rradhës parë. I udhëhoqi masat dhe i sqaroj për shndërrimet edhe me krijimtarinë e tij. Krijimtaria dhe arti gjithmonë parapri kthesat e historisë.
Kur Antoni ishte i vogël halla e tij Shaqe Grishaj e martuar në fshatin e Dritës, i fliste për Antonin, Dritës së vogel. Ajo i thoshte kam një nip timin dhe do të marr për nuse. Ajo ishte e vogël dhe nuk kuptonte dëshirat e hallës, por ja që u bë e realizuar dëshira e halles Shaqe. Anton Grishaj po shkon në institutin Bujqësor në Kamëz dhe takon rastësisht Dritën. Bisedojnë gjatë për gjëra të përgjithshme. Një shoku i Antonit që po e priste Antonin dikund aty pari i thërret që ky të ndahet duke ndërprerë bisedën me Dritën që të vazhdonin rrugën për ku ishin nisur. Ai, shoku i Antonit nuk e njihte fare bashkëbiseduesen e shokut tij. Jo i thotë Antoni shokut vet se unë e gjeta atë që po kërkoj. Drita nuk e kujton shokun që e shoqëronte bashkëshortin e tij të ardhshëm. Kështu dëshira e hallës së Antonit u bë realitet. Drita u bë nuse dhe bashkëshorte e denjë për një burrë të famshëm.
Drita Mark Macorraj, Grishaj flet. Ajo me lot dhe me fjalë të përziera me shamen e një bashkëshortje që jep dhe merr me të dashurin Anton Grisha tregon ditët më të vështira të jetës saj. Ja, kjo është libri që e la pa e mbaruar së lexuari. Shiko thotë ajo,se ka lanë në mes të atij librit, pra stilolapsin e bardhë. Pikërisht në faqen 124 të librit “Kur Qan Niçja” me autor Ervin D Jalom. Këtu e lëshoj këtë libër dhe tha: Ah, mbaroj. Nuk shikoj nga sytë. E vendosi në komodinën tek koka e krevatit dhe kaq. Ai nuk pushonte kurrë së lexuari. Sa mbaronte një libër fillonte një tjetër.
Në ditët e regjimit të shtratit unë kam shkuar disaherë për ta vizituar Antonin. E kam gjetur duke shkruar diçka, ose duke lexuar. Një ditë e gjeta edhe nanën e tij që kishte ardhë prej Bajze. Aty jo vetëm kuvenduam për libra dhe për arritjet e tij, por edhe bëmë hoka me të, sa nana Mara u kënaq dhe më uroj, sepse e freskova djalin e saj në atë gjendje që vazhdojë vetëm pak ditë. Në këtë takim më dha edhe librin e tij të fundit. Libri poetik “Amaneti i Palënë” 2016. E nisa këtë libër në gjendjen, kur më dhanë diagnozën tha Antoni. Në spital më diagnostikuan. E mora vesh që kjo nuk ka sherim.PËRVJETOR - 6 vite pa Anton Grishaj, telekronisti, shkrimtari dhe autori i shumë dokumentarëve e filmave... Menjëherë kërkova letër dhe fillova të shenoj poezi. E vendosa të lë një amanet. Kjo do të jetë testament i fundit. Kujt t’i linte amanet? Fëmijëve të tij të vegjël Aides, apo Adit. Të dy të vegjël, të dy tani dhe nesër qajnë, ata do rriten. Amanet Dritën, dritën e syve të Antonit. Të asaj drite që gdhend syrin për të mos lëshuar lot në sytë e tij. Të asaj Drite që u njoh më të në dëshirat e Hallës Shaqe, të asaj që gjithë jetën ia përkushtoi nderimit, punës, ndriçimit të rrugës tij. Ju nuk do ta ndani kurrë Dritën, sepse nesër ju do rriteni, sepse nesër do gëzoni, do qeshni, do lavdroheni. Drita është ju dhe ju jeni Drita. “Më thanë, je i prekur … në stomak, në mëlçi, … Më thanë, … mund të jetosh edhe gjashtë muaj”. E kush është ai burrë, apo grua, njeri me arsye më llogjik që ka jetuar dhe e njeh jetën që nuk trishtohet në këto rrethana. Nëse ndonjërit i lind ideja të japin porosi në lidhje me gjithçka atij i erdhi keq për sytë e tij, për Dritën dhe amanetin e quan të palënë, sepse Ida dhe Adi janë akoma të vegjël, ndoshta nuk e kuptojnë. Ai fliste dhe shikonte nusen e tij, Dritën me dhimbje, sikur ajo po largohet e jo ai vet. Më dhuroj librin me autograf dhe qeshi si zakonisht, ti e lexon. Pastaj renditi rrjedhshëm ngjarjet kulturore të mbajtura në vite. Anton Grisha ishte i lindur për letra, për të krijuar, për të kontribuar. “…Me sytë e tretun në rrjetën e lotëve, Ashtu në këmbë, Thashë të shoh një ëndërr, Të lë një amanet”. Vitaliteti i njerëzve që nuk vdesin kurrë, janë prani e përjetësisë, janë simfonia e jetës që lanë pas, janë gadishmëria sportive e arteries që ne i themi prurje. Aq shumë u ngatërrue në atë çast sa nuk dinte se ku ta linte amanetin, nuk e dinte kujt t’ia linte, nuk e dinte për kë ta linte, sepse ata ishin të vegjël, sepse Drita ishte e këputur nga dhimbja, sepse jeta larg njerëzve të gjakut, sepse rruga është e gjatë. “ Nga t’ia nis? Për kë? Për ku?”. Ah sikur t’i zgjidhte këta tre rreshta pyetjesh do jete i qetë në at’ dhe të murrëm. Ai ishte një djalë i shetitur dhe mjaft i lexuar dhe i ditur. Jetën e kishte të njohur si nga e mbara ashtu edhe nga e pasmja. Ai qendroi stoik në rritjen e tij dhe mbaroi shkollën me rezultate të shkëlqyera. Punoi dhe kohën e vendosi poshtë sikur një rival raundesh. Por dilema ishte e madhe sa jeta po zvogëlohej dhe ngjarjet sa vinin e i ngatërroheshin në mendjen e tij tash të stërmunduar. “ Vdekja ndoshta s`më pret që amanetin ta lë nesër”. Mundet ndonjë ta parashikoi, jo dhe fillon ngutja, fillon ajo që i themi hallakatje dhe ndoshta deri edhe në çoroditje. Poeti jo, amanetin do t’ia lënë dhe Ides dhe Adit, sepse iu takon ta ringrenë jetën ashtu sikur e zuri kohën babi I tyre.
Ja, pra porosia si me magji u zgjidh Ida ka mbaruar shkëlqyeshëm fakultetin juridik në një universitet prestigjioz në Evropë. Adi ka studion e të atit, pasi mbaroi studimet e larta në Angli për kineast-regjizor, për teknikë televizive Ata nënën e tyre, gruan e Anton Grishës e kanë gjënë më të shenjtë, më shumë se sa një amanet.
Po rrija me Antonin në kafetoren e lagjes dhe ai nuk ishte si gjithëherë në formën e humorit, pra nuk ishte gazmor. E pyeta pa paragjykim, çka të mundon. Jam i ftuar në shungurimin e Nënë Terezës dhe po përtoj të shkoj. Jam i ftuar përfaqësues i një televizori CNN. E pyeta si një shok që nuk ngurron. I ke mundësitë ekonomike? I ke mundësitë fizike dhe familjare? Ke ndonjë hall që nuk të lejon? Jo më tha duke buzëqesh me çiltërsinë e një malësori të dashur dhe pa sherr. Ky është një rast që nuk i vjen gjithkujt dhe ti je ai që këtë fat e lenë të ik pa e kap? Si ka mundësi ta lësh këtë eveniment botëror për një shqiptare që na ka ndriçuar ngado kemi shkuar e nga kemi ardhë. Nana Tereze është një element sigurie në identitetin tonë të lashtë. Nëse kishim Skënderbeun, tani kemi edhe Nanën e gjithë botës që është shqiptare. Sa unë mbarova këto fjalë u ngrit dhe tha.” U nisa, po shkoj dhe kjo është meritë e jotja”. Pasi dhjetë minutash doli me çantën e kameres dhe u nis për në Rinas. Atje jo vetëm u kënaq, por edhe u nderua me çmim. Na nderoi ne dhe veten. Edhe Nana Terezes iu shtua edhe një djalë në altarin e shungurimit e ky ishte Anton Grisha prej Malësisë Madhe.
Anton Grisha ishte një djalë që kurrë jetën nuk e kuptonte pa shoqërinë. Ai mirënjohjen e kishte virtyt, ngjarjen e ndante me shokë e me miq. Ia dedikonte meritat e vete shoqërisë dhe njerëve që e kanë ndihmuar në jetën e vuajtjeve të mëdha gjatë kohës së shtetit monist. “ Kurrë në jetën time nuk e kisha parë qiellin kështu pa asnjë re i tëri blu… i zgjata duart ta shqyej një pjesë (atë pjesë që s`e desha për vete) . Por në shpirt për të shkruar” Ai donte të shkruaj mirënjohjen dhe falenderimin për mjekët që i sherbyen Dr. Joana dhe Dr. Xhuzepe. Kjo është larmia orientuese në çdo rrethanë për të lënë njeriu atë që quhet kulturë, që quhet traditë
Poeti ynë i Malësisë Madhe shkruante e mendonte në çdo germë. Ai vërtetonte gjithçka me të vërtetën dhe analizën e saj. Në poezinë “Evropë” ai vendos pikëpyetje mes veti dhe Evropës. Simbolika dhe qenësia e krijimtarisë në veten e parë e nxjerrë sa shqiptar edhe modern. Prapë e kapërcen kohën dhe hynë në enciklopeditë e njerëzve që mendojnë. “ Të pati kënduar Fishta një “këngë” Dikur. Bukur e mirë e patë qendisur, S`e di S`e pate degjuar at`her, Apo sot e ke harruar” Ai me shumë mëvehtësi ia sjell në mendje Evropës padrejtësitë. E vendos ne dyshim dëgjimin, apo harrimin e këtyre vargjeve. Ndoshta ngre hamendësimin, sepse nuk i pëlqen që Evropa të anashkalojë veten, pra Shqipërinë, shqiptarët. Ai tregon me marrëveshjen e madhe histori-kultur Evropiane, apo rilindje e saj që jemi Ilirët e Evropës. Jemi zemra dhe gjaku yt moj Evropë he … që i flet Fishta ynë dikur para njëqind vjetëve. I kujton romantizmin në hapësirat Ilire sot ballkan . I kujton se bashkë me ne rilinde anipse tani harrove për pak kolon sllav që u derdhen prej stepave. Unë thotë poeti jam prapë në ato maja dhe nuk bie në gremina, sepse njoh kulturën time perëndimore, megjithatë ne poetët shquhem për etjen e poezisë evropiane për Perëndimin. Ne jemi autokton dhe flasim me gjuhën e lashtë të Evropës dhe kulturës që bashkë e krijuam. Një norracion, një transparencë me këtë subjekt të tij ai shprehet si me nanën. “Ka mot varg e vi Drejt teje Ne, Evropjanët e lashtë Ilirt e moçëm, Shqiptart e sotëm”. “ … I lam e drejt teje u nisem … “ Drejt e në zemër të Evropës. Aty ku që në zanafillë ishim bashkë. Tani që herët na veçuet prapë ne nuk kemi harruar. Mos na merrni për të pa zhvilluar. Ne jemi ata që ishim këtu e njëmijëvjet para. Ne ishim në themelimin e rilindjes tënde Evropë. Kështu linte të kuptoi poeti ynë në dialogun me këtë madhësi gjeografike dhe njerëzore të një rrace me ne. “… Me permenden varun, E atë pak tokë djerr` I lamë “ Po, po ia ndiente poetit ardhmërinë. Atij, sikur parandjenja i funksiononte mrekullisht. Edhe pse i kishin thënë që ke shumë pak kohë, mendjen e kishte tek vendi, tek kilometrat që do të kalonte populli prej të cilit vjen. Poeti prapë i referohet Fishtës tonë të madh, “ … Fort po shndrit njaj diell e besa pak po nxe … “ Dielli shndrit gjithkund njësoj. Atmosfera ka klimë kudo në Evropë të barazvlefshme me këtë të poetit në Malësi të Madhe. Por poeti ngjan se ka të ftohtë, si në monologun poetik me “ Amanetin”. Ai dridh qerpikun për të heq rrjetën e lotëve dhe i drejtohet Evropës me dhimbje. “ … Pashë njatë Zot, Një Zot kemi Evropë, Tek një Zot Besojmë, Thuej njëher se janë shqiptarë, Shqiptarë … ” Me dhimbje dhe me besim të njëjtë i thërret idhnueshëm Evropës si nanës dhe i kërkon nuk i lutet thuaj një herë shqiptar. Vullkanizon thirrjen dhe marazin lidhur me meskinitetin Evropian për shqipet. Së fundit në këtë poezi thirrje, në këtë poezi kushtrim, në këtë poezi protest, në këtë poezi kërkesë dhe jo lutje ai brishtësish i kërkon: “ … 1001 herë më falë, … 1001 herë faleminderit … “ Dialogu dhe monologu i poetit të malësisë me prirje shumë dimencionale rritet nëpërmes dhimbjes dhe dashurisë për kohën dhe garimin me të. Këto i gjenë në poezitë e tij kryesisht në ato rrëfimtaret, tek “Amaneti” dhe tek “ Evropa” të cilat dallojnë si liturgji.
Kjo ese për poetin e njohur të bjeshkëve të Malësisë së Madhe dhe artistit shumë dimencional, është edhe një garanci në elementët e sigurisë për identitetin tonë si epik dhe lirik. Ne duhet t’i vendosim kritere studimit lidhur me sigurinë e të shtruarit si metodës, stilit, vlerave dhe risive që solli ai për dekada të tëra në traditën tonë poetike. Duke prekur me vargjet e tij gjithë kapilarët e jetës shqipëtare, ku përcakton dashurinë për rrënjët e tij epike dhe të vërtetës absolute të qenësisë një Malësor i qytetëruar që në gjenezë. Në aspektin e një analize identiteti jo vetëm krijues dhe siç i thonë gjithëpërfshirës në atë të njeriut dhe të poetit. Përpjekja ime për të mos iu afruar subjektivizmit qendrova stoik ta risjell në mendjen e publikut këtë mendimtar të fushave të së vërtetës, sikur atëherë, kur me të kuvendonim edhe për një artikull gazete. E thashë subjektivizëm, sepse dhe mund të jem subjektiv për cilindo njeri në Malësinë e Madhe, sepse tek ata njerëz gjithçka është jeta dhe pasurimi i saj me trashëgimi.
Data. 26.03.2024
Hasan Muzli

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.