Nga Teuta Osmani
Kërcej
Kërcej sipas notave që më merr melodia
nëpër këmbët e saja në erë
në kohët e hapave,
tinguj
ndër lidhur përmes gjurmëve të saja
mbi pentagramin e shkruajtur
në memorjen time,
në kohërat e shkuara
të dëftuara ,
të shquara
formoj tekstin e fjalëve që përcjell
me ndjesitë e veta
me rrahjet e zemrës
duke vargëzuar,
ato
me domethënjet e gjetura
të ëmbla sipas kontekstit
të dala nga ngazëllimi i vetshijes së jetës
në momente, çaste, ripërtëritjes…!
Nuk kam ikur !
Këtu jam e gjallë si vet prezenca ime e qartë
Nuk kam ikur as nga fjalët që shpesh më mundojnë
Derisa gjej shteg t’i var në një tel të bardhë
Kur varet e gjithë vargu i ndjenjave të mija hollë!
Këtu jam, edhe pse të dukem sikur fle
Apo, sikur përhumbem me të tjera hapa
Ku zakonisht ndërroj vënd nga një dhomë në tjetrën
E dal në verandë të marr pak ajër!
Ti më shikon që rreth e rrotull jam, këtu vërdallë
Nuk iki gjëkundi, as të iki nga mendimet nuk jam
Shpesh shikoj nga dritarja kur lind dielli agimeve
E kur rrezet më shtojnë më shumë dritën e syve
E ndërkohë dëbora si çarçafë ka shtruar mbarë !
Nuk iki edhe kur nga ana tjetër jam tek shoh perëndimin
E nga dritarja tjetër shoh se si fluturojnë zogjtë
E se si ketrat dalin tek tuk nëpër pemë e kacaviren kërvejve
E pse dimri kërcet si shkarpat e thyera poshtë gjurmëve!
Nuk jam e ikur, këtu jam me mendimin se jam aty
Tek të shoh të zbrasësh mendimin tim duke t’u afruar
Edhe mes fjalëve për ty, përhumbem ndërsy
Sikur vërtetë jam kaq e dhënë, e për vite, e stinë përherë e dashuruar!
”Pamundesia’
Si nje frym cigareje
me dukeshe kur me dilje
sikur te ishe nje flak
dhe te shuheshe
me zhdukeshe si frymen…
qe merrja dhe leshoja per ty
sa here ,
mundohesha t’a ndizja
dhe me shuheshe ,
sikur te ishe ti
me ngjan si nje hije
qe kurre s’do t’a krahasoja me njeri
por,..
me pamundesinee fantazmes
qe ,..vetem ne trup na ngjajne
dhe behen,…hi…
”sikurse”
Nje pamje pa vlere
shikoj
nje ere pakuptim
fryn
nje sken papersonazh
ndjek
si nje enderr pakuptim
perndjek
sikurse te paprituran jete
pres…
”nje leter Nenes”
Nenes sime sot,une i shkruaj
fjalet e zemres me mall,perveluar
fjalet qe nga shpirti dalin,si vegim
sot ditelindjen ka ,per t’i thene, nje urim
cdo vit shkruar, nje fije e bardhe ,shtuar
ne floket e tua ,,vitet shkruajne
dhe pse vitet ikin ,papushuar
per mua, je nje Nene e papershkruar
bukurin e shpirtit tend ,dua te shoh
nate e dite ,per ty mendoj
sepse e di, qe edhe ti
per mua mendon, cdo sekond
urimin po shkruaj,nga zemra ime
me laps ne dore,qe te rrosh,gjithmon
sa te jete jeta ,per Ty s’do mbaroj
une se shkruaturi,dhe me zemer uroj…
Like
Comment