Sa herë shkoi ne Durres ,ndjej emocione te veçanta. Atje ,ne Shenavlash ,kam kryer sherbimin ushtarak ne vitete 73-75 te qindvjeteshit te fundit. Para se te shkoja ne ate repart ,komandant kishte qenë,shkrimtari e publicist i njohur , Shpendi Topolllaj ,per te cilin na flisni fjale te mira ushtaret qe gjeta aty. Komandant ikompanise time, ishte poeti e shkrimtari Vladimir Muça… Shume kujtime me pushtuan dje ,shume malle per ata artista durresake, qe i njoha gjate veprimtarive artistike ,ku une isha i angazhuar. e sot nuk jetojne.
Shtepia e shkrimtareve dhe artisteve ne Durres,organizoi,Festivali e Poezise Durresake. Nje veprimtari me pjesemarrje te shume klubeve letrare te gjithe hapsires shqiptare,ku spikati niveli i prurjeve dhe skenari i miremenduar dhe i harmonizuar me kenge e muzike ,kryesisht me motive durresake nga organizatoret,me poetin e talentuar, Agim Bajrami,ne krye .
Juria me nderoi me çmimin e tretë. Urime Shtepise se shkrimtareve dhe artisteve te Durresit,me te cilen Klub ii letrave ”Ndoc Gjetja ,Lezhe ,do te vazhdoje te bashkepunoje me sukses.
Mire u takofshim ne Lezhe