DUKAGJINËT SHTEPINE E KISHIN NË SHKODER ! GJENEALOGJIA E GJON MUZAKËS( jo e imja)

0
Prëlë Milani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
( Testamenti shkrue prej Zoti Gjon Muzakës Princ i Epirit vjeti 1510 duhet lexuar )
…Me duket e nevojshme tu njoftoj mbi gjininë e nanës s’uej, kah vjen e në ç’mënyrë:? . Po ju them se asht e shtëpisë e Dukagjinit e keni me ditë se ajo derë sundoj në Shqipni . Thuhet prej të moçmeve se të parët e tyre rrjedhin prej trojanve , e mbrapa ata u shperngulën në Francë: Kjen dy vëllazën të cilët kaluan në Itali në atë kohë kur mbretërit e Francës me princa të tjerë të krishterimit dojshin me lirue Jeruzalemin e tuj pas mrritë në Itali njani nder vëllezërit të thanun njani ndejti në Itali e kje zotnues ” d’Este” e mbrapa në kohë ne “de Ferrara” si janë sot. Tjetri vëlla i quajtur Dukagjin kaloi ne Lindje në rastin sipërthanun , për ngallnjim e tuj kënë në Shqipni muar një vend të quajtur Zadrima e do vende të tjera të quajtura Fandi e vendet e , emnueme Mali i zi dhe një krahinë tjetër e quajtur Pilati “et li Flati” (Pulti) e aty ngriti një kështjellë të emëruar Fleti e pat një qytet të vogël me emnin Shati . Tash asht i rrenuem. Krejt ai vend i natpermendur tash thirret Dukagjin, prej emrit të zotërueseve të tyre Zotnit Dukagjin. Z. Dukagjin kjen mbyte prej vendasve të vet …Kjen mbyte dhe fëmija e tij e nuk pshtoj tjetër kush pos një djalë i vogëli cili kje mshefe e rrite prej nje farë Shtjefen Progono i vemdit të quajtur ” “. Calameri”. E kur mbrrini moshën e burrnimit i thanuni Shtjefën i dha të bijën për grua, e më këshillë e ndihmë të përmendurit i thanuni (djali) mbërriti në zotërimin e prindit dhe mori emrin e t’ et Dukagjin e prej këtij lenë shumë fëmijë në rënd të drejtë e shumë ndjekësa. Për këta nuk mund të më bije ndermen veç për një Gjergj Dukagjini, i cili pat dy vëllezër njani me emrin Tanush e tjetri Dukagjin. Vëllai i parë Gjergji kje zotërues i Zadrimës, i dyti emrit Tanush kje zotërues i Fandit e pjesës tjetër të vendit. Dukagjini (i dyti)pat një pjesë të shtetit tetë katunde te Zadrimës, u martua dhe shpinë e kishte në Shkodër dhe aty banonte në ma të shumtën. Prej ati të tretit vëlla Dukagjin, rrjedhe familja Dukagjini që ishte në qytetin e thanun Shkoder. Tash kjo familje gjendet në Venedik e kjen barona si kam thanë. Prej djalit të parë Gjergj Dukagjinit të përmendur ma larat, leu Kolë Dukagjini, plaku e vellaznit e tij. Prej zotit Tanush të dytit djalë leu Gjergji i dytë e tjerë vëllazën të tij, prej të cilëve ndjeksa rrjedhin shumë trashigues e zotnues të vendet e thanuna. Keta tuj pas dekë, kush prej deket të natyrshme e kush nder lufta kjen shue të gjithë veç një Pal Duakgjini ky pat për grua motrën e Arjan Komnemit të babës se Zj Skenderbega (Andronika gruas se Gjergj Kastriotit). E me dekt të thanuni Pal e te bijve të tij (Nikollë e Lekë) u shua e mbaroj barku i Dukagjinëve të vërtetë e nuk asht kush tjetër prej të thanunes shtëpi, veç siç thash ata që janë në Vendedik që rrjedhin prej të mbramit vëlla të thanun Dukagjin. Prej nga ishte Leka dhe çfarë familje e vjetër arsitokratike nuk kemi burim më saktë të Gjon Muzakës që kishte për grua Marie Dukagjinin motrën e Lekës. Krahina herë e zgjeruar herë e tëkurrur dhe popullata që u quaj Dukagjin duke morën emrin e zotit te tyre Dukagjin. Më dukagjinasit e Dukagjinit janë se ata që e ruajtën dhe mbajtën të pa cenuar ketë emër. Ata qe nuk mbajtën do ketë llagep uroj të hellin shikimin nga rrënjët e vjetra të litologjisë Arberore

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.