Kampioni shqiptar i Kick-boxit , Florian Marku , do të ndeshet më 18 maj me serbin Sladjan Dragisic . Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë . Lajmi është bërë i ditur nga vetë kickbokseri nëpërmjet një postimi në Facebook :
“Për herë të parë do ndeshem në vendin tim, në SHQIPËRI në TIRANË… Më 18 maj është ndeshja e radhës kundër serbit Sladjan Dragisic”, ka shkruar Marku. Kujtojmë që një muaj më parë, Marku mundi boshnjakun Xhevat Mutfic në Straz të Austrisë, duke forcuar pozitat e tij si boksier.