Dorzohem

0
Bulëza ndjenjash ma mbulojn tan trupin
Kur ndij zanin tand
Nuk di dera asht hapun a mbyllun
Po flladin e ndij deri n’asht
Zemra hap tan dritaret
Ajros vedin me qeliza t’ndritshme
T’marruna prej dillit qé me koh i ka rujt
Tan organet hupin drejtimin
Kur buzt tuja ciken me t’miat
Nuk jam ma e vetdijshme
Se sytë mbyllen vedit
Ndërsa loti del pa m’pyt
Dashnia m’ban mu dorzu
Hana spo i beson syve t’saj
A jena siluetë apo vetëm nji trup

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.