Reshjet intensive të shiut të dy ditëve të fundit shkaktuan disa problematika edhe në territorin e Bashkisë Dibër për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Menjëherë ekipet e Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile dhe Njësive Administrative të bashkisë u angazhuan në terren, mbrëmë deri në orët e vona dhe sot përgjatë gjithë ditës, për zhbllokimin e rrugëve të bllokuara në fshatin
Grevë të Melanit, në Zimur të Tominit, dhe në lagjen “Rade” të fshatit Radomirë, Kala e Dodës, ku inspektova dhe nga afër situatën.
Ndërkohë që vijon puna në terren, strukturat e bashkisë do të jenë në gatishmëri të plotë, për të menaxhuar çdo pasojë që mund të krijohet nga kushtet meteorologjike në ditët në vijim.