Deputeti që duam/ Vera Ndrecaj vjen nga Anglia për të kontribuar si deputete..

0
Të dashur bashkatdhetarë,Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në kuadër të angazhimit tim për të shërbyer si përfaqësuese në Parlamentin e Shqipërisë, ju ftoj të gjithë ju, shqiptarët e diasporës, të regjistroheni në platformën https://atdheu.im/ dhe të më mbështesni aplikimin tim përmes platformës #deputetiqëduam. Ky është një hap i rëndësishëm për të sjellë zërin tuaj më pranë vendimmarrjes dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Si një grua e arsimuar në Mbretërinë e Bashkuar, me katër kualifikime pasuniversitare, përfshirë një doktoraturë, pedagoge në një nga universitetet më të mira të Mbretërisë së Bashkuar, eksperte ndërkombëtare, folëse publike dhe autore e disa artikujve shkencorë, unë kam një vizion të qartë dhe platformë konkrete për të kontribuar në:
Rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri, duke ofruar më shumë mundësi dhe transparencë për të rinjtë.
Fuqizimin e grave shqiptare, pa dallim bindjesh politike, duke krijuar një mjedis më të drejtë dhe më mbështetës për zhvillimin e tyre.
Përmirësimin e transparencës dhe cilësisë në prokurimet publike, për të siguruar qeverisje më të pastër dhe më efektive.
Hapjen e një Qendre Ekselence, për të ofruar edukim të akredituar dhe trajnime për të gjithë ata që kërkojnë zhvillim personal dhe profesional.
Mbështetjen për të moshuarit, përmes hapjes së një shtëpie kujdesi në Malësi të Madhe, që do të garantojë dinjitet dhe kujdes për ta.
Përmes kësaj platforme, ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit dhe të më mbështesni në këtë rrugëtim të përbashkët për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Bashkohuni me mua dhe të tregojmë se fuqia e diasporës shqiptare është një forcë që mund të transformojë vendin tonë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.