Sot, te shtëpia muze – Ded’ Gjon Luli në Bardhaj të Hotit, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarin, Ivan Ivanaj, stafin e komunës, në prani qytetarëve kujtuan 6 prillin e vitit 1911 – Kryengritjen e Malësisë.
Ata, vendosen lule te shtatorja e prijësi legjendar – Ded’ Gjon Luli, në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e tij.Një tufë me lule këtij burri që i dha ëmër jo vëtëm malësisë, por gjithë Kombit, është realisht një tufë mirënjohje e respekti përjetësie. Ndaj kreu i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj , dhe autoritet e tjera vëndore të Tuzit , janë ndalur me respekt para madhështisë së këtij burri legjendar cili teksa “dredh” cigaren në kutin e badëmit , sikur bënë një vrejtje; Ku janë trimat malësor të maleve të tjera, ku janë kastratësit , Shkrelsit Këlmëndasit dhe fundorët ,ku janë… pra malësorët ? Sot pas 111 vitësh, duhej të ishin bashkë tëk kjo shtepi, të respektonin gjakun e rënë për liri e pavarsi, të perulëshin të gjithë para flamurit, kësisoj kjo ditë do të duhej të ishta dita e Flamurit tonë, dita që të gumzhinte me plot aktivitete në të dy a nët e të njëjtsës M.Madhe, dhe mbrëmja të mblidhte gjithë malësorët në një concert madhështor në qëndër të Tuzit. Këtë Bashkim rreth Flamurit duhej ta bënin më së pari drejtuesit e Bashkisë M.Madhe në Bashkpunim , “shkrirje” me atë të Tuzit. Por kjo s’ka ndodh ,përse ?! O Pushtetar , o deputet , o qeveritar Ded Gjon Luli ju pret tek dera e shtepisë tw dredhni një cigare , jo t’ia dredhni edhe kësaj dite.