Qyteti i Shkodrës është këto ditë shesh- xhirimi i filmit “Këtu vallëzohet me hijet”, një bashkëpunim mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia ka takuar aktorët e njohur Eri Shuka dhe Orli Shuka, së bashku me një kast fantastik artistësh, regjizor dhe drejtor fotografie, Pluton Vasi, Spartak Papadhimitri, Rovena Lule, Neritan Liçaj, Karafil Shena etj.
Shkodra, qyteti që ndjell dhe buron histori e kulturë në çdo cep të saj, ka magjepsur edhe producentët e filmit “Këtu vallëzohet me hijet”.