Dalin dokumentet, Valdrin Pjetri i arrestuar dhe i dënuar në Itali

0

Pas akuzave politike, këtë të martë Partia Demokratike ka nxjerrë dokumentet kundër kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili në nj deklaratë për mediat ka publikuar dokumentet e dënimit të Valdrin Pjetrit, sipas sistemit të kuesturës së Firences.

Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri  është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Ai u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003, ndërsa u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali. Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.