Në zgjedhjet për Komunën e Gucisë që do mbahen më 15 shtator do të garojnë pesë subjekte politike; Një inicijativë, dy koalicione dhe dy parti politike.:Listat janë dorëzuar nga grupe politike të ndryshme, përfshirë iniciativa të pavarura dhe parti të mëdha, duke treguar interesin në rritje dhe rëndësinë e zgjedhjeve lokale në përcaktimin e të ardhmes së Gucisë.Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Guci, Sanid Redžepagić, konfirmoi për portalin Standard pjesëmarrjen e pesë listave zgjedhore.‘Pjesëmarrësit në zgjedhje janë “Lëvizja për Gucinë” me Fadil Ulajn, që përfshin anëtarët e pakënaqur të partive shqiptare, pastaj “Gucia mund të bëhet më mirë – Demir Bajrović” e drejtuar nga Demir Bajrović, i cili është kryetar i listës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS). Në garën zgjedhore janë gjithashtu koalicioni BS-SD-SDP me emrin “Me Zemër për Gucinë” me kryesuesin e listës Sanel Baliç, kryetarin aktual të komunës, si dhe koalicioni “Së Bashku për Gucinë” i përbërë nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i udhëhequr nga Salih Gjonbalaj. Përveç tyre, në zgjedhje do të marrë pjesë edhe “Demokratët, sepse mbrojmë vendin tonë – Aleksa Bečić – Demokracia e Malit të Zi” me Minela Çekiç si kryesuese të listës,’ deklaroi për portalin Standard kryetari i KQZ-së, Sanid Redžepagić.Megjithëse kishte njoftime se Lëvizja Demokratike Boshnjake dhe Partia Socialiste Popullore (SNP) do të merrnin pjesë në zgjedhje, Redžepagić konfirmoi se këto lista nuk janë dorëzuar deri në skadimin e afatit në mesnatë.Kjo situatë lë pesë lista në garë për mbështetjen e zgjedhësve dhe ndikim në të ardhmen e Gucisë.”