Elisabeth Barsacq zgjodhi ta kalonte në Shkodër.

Një ditë intensive me vizita dhe bashkëbisedime me mësuesit dhe nxënësit e klasave të gjuhës frënge të institucioneve tona arsimore.
Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” do e kenë më të lehtë zhvillimin e mësimit të gjuhës frënge falë investimit me materiale edukative të ofruara nga ambasada franceze.

Ndërsa nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Oso Kuka” inauguruan vendosjen e pllakës etiketuese për seksionin dygjuhësh frëngjishtfolës të Shkodrës.
Dhe në mbyllje një diskutim miqësor me aktorët kryesorë të frankofonisë shkodrane. Shkëmbimi i eksperiencës në të mësuarit të frëngjishtes, vështirësitë dhe sfidat por edhe arritjet dhe sukseset me të cilat përballet sot sistemi ynë arsimor në të gjitha nivelet e edukimit.

Frankofonia është një tërësi vizionesh me vlera të përbashkëta në të cilat Shqipëria
ka vendosur të japë kontributin e saj 
