Berisha në “arrest shtëpie”/ Deputetët i shkojnë poshtë banesës, Boçi: Mosbindja civile edhe më e fortë!

0

Anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur paraditen e kësaj të diele poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij. Nënkryetarët Luçiano Boçi e Oerd Bylykbashi mbajtën një deklaratë për mediat ku theksuan se mosbindja civile do të jetë edhe më e fortë në vitin që vjen.“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet. Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit nën korrupsion. Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat.Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit! Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratër.Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë. Janë vlera thelbësore që kanë pasoja në të gjithë jetën tonë dhe japin pasoja në braktisjen e  këtij vendi, në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë dhe në selinë e imponuar të PD-së”, deklaroi Boçi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.