Ahëngu Shkodran/ Bardh Spahia:Shkodra përbën një gur themeli në historinë e Shqipërisë

0
Shkodra përbën një gur themeli në historinë e Shqipërisë. Këtë e dëshmon në çdo cep të territorit të saj.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Miqve nga komuna e Gjakovës, pata kënaqësinë t’i prezantoj një pjesë të identitetit të Shkodrës. E nisëm me një ndalesë në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, aty ku dokumentohet një prej periudhave më të errëta të Shqipërisë por edhe qëndresa dhe sakrifica e pashoqe e elitës dhe banorëve të Shkodrës, ndaj diktaturës komuniste.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, njerëz që luajnë instrumente muzikore dhe ambiente të brendshme E pasuam në Bibliotekën e Kishës Françeskane, aty ku gjendet një thesar i çmuar botimesh, i atyre që me të drejtë cilësohen si mendje të ndritura të kombit tonë. Çdo minut në këtë biblotekë, ndër më të rëndësishmet e trojeve shqipfolëse, është i vyer për atë që na prezanton.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
E mbyllëm me ndalesën e fundit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i vetmi i këtij lloji në Europë, me një fond prej 500 mijë negativësh. Përmes tyre Shkodra e Shqipëria kanë prezantimin dinjitoz në sytë e botës dhe prandaj jam i lumtur që kushdo që i viziton, del me përshtypjet më të mira dhe besimin që të kthehet sërish.Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.